Lajmi i fundit/Astmer Bilali kapet me celular në qeli, tenton ta hedhë në gropën e banjës

Vijojnë ende të jenë aktive kontrollet në burgje, që po kryhen nga Forcat Operacionale të Burgjeve. Sipas informacioneve për gazetën Shekulli, mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në burgun “313” në Tiranë, Astmer Bilalit i është kapur një celular tip iPhone 5.

Sipas burimeve, gazetarja Xhentila Gjoshi thekson se në kohën kur forcat operacionale janë futur në qelinë e ish-kampionit shkodran, ai ishte duke shkëmbyer mesazhe. Sapo ka pare policët, Astmeri është ngritur menjëherë dhe ka hedhur celularin në gropën e tualetit. Aparati celular është sekuestruar nga policia, ndërsa Astmer Bilali nuk ka pranuar të jetë i tij.

Kujtojmë se disa muaj më parë, Astmer Bilalit i vranë babain Astrit Bilali dhe xhaxhain Ibrahim Bilali. Ai mbahet në burg, pasi është arrestuar si pjesë e grupit Bajri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet