Lajme jo të mira për Kombëtaren shqiptare

Lajme jo të mira mbërrijnë për Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin e saj Xhani Da Biazi, në prag të ndeshjeve me Danimarkën dhe Portugalinë për eliminatoret e Europianit “Francë 2016”.

Disa emra të rëndësishëm të kuqezinjve momentalisht janë pa skuadër, pas përfundimit të kontratave me skuadrat që luanin.

Kështu, lojtarët pa ekip janë kapiteni Lorik Cana, Migjen Basha, Arlind Ajeti dhe Andi Lila. Të katërt këta lojtarë për momentin po stërviten veçmas.

Për mungesë aktivizimi, këta lojtarë rrezikojnë të humbasin dy ndeshjet e radhës me Kombëtaren. Ata do të ishin një mungesë e madhe për kuqezinjtë, në këtë fazë të rëndësishme të eliminatoreve të Europianit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet