Lajm i mirë për shqiptarët, hapet klasa e gjuhës shqipe në Londër (Foto)

Foto 1 nga 6 Pas Para

Një tjetër klasë e re do të fillojë nga dita e nesërme mësimin e gjuhës shqipe në Londër, ku do të përfshihen fëmijë të grupmoshës 4 e gjysmë dhe 5 e gjysmë.

“Shekulli” kontaktoi drejtuesin e Shoqatës “Ardhmëria”, zotin. Lutfi Vata, i cili dha disa informacione më shumë rreth shkollave të gjuhës shqipe në Londër.

Ai tha se shoqata “Ardhmëria” ka 15 vite që punon dhe përkrah emigrantët në Londër.

Fëmijët shqiptarë që janë pjesë e këtyre kurseve, jetojnë në zona të ndryshme të Londrës. Nxënësit janë të grupmoshave 5 deri në 15 vjeç. Klasat janë të ndara sipas grupmoshave dhe grup-niveleve.

Në këto kurse jepet shkrim dhe lexim i gjuhës shqipe, zoti. Vata tregon se për fëmijët më i vështirë është të mësojnë të shkruajnë në shqip.

Ndërsa pyetet për mësuesit që japin mësim në këto shkolla, drejtuesi i Shoqatës “Ardhmëria” tregon se ata janë të kualifikuar dhe përvetësojnë diplomë shqiptare, por edhe britanike. Ai theksoi faktin se të gjithë mësuesit e këtyre kurseve janë me nënshtetësi britanike.

Metodat mësimore janë të dhëna dhe ndara sipas grupmoshave të fëmijëve.

Ai tregoi se prindërit nuk kanë pse paguajnë për këto kurse sepse jepen falas për të gjithë fëmijët e shqiptarëve. I pyetur nga “Shekulli” se si janë pritur kurset e gjuhës shqipe nga emigrantët në Londër, Vata tha se prindërit janë mjaft pozitiv dhe për fëmijët ai tha se ata e kanë mirëpritur dhe përqafuar këtë nismë.

Shoqata “Ardhmëria” bëri të ditur përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” se një tjetër klasë për të mësuar gjuhën shqipe është vënë në dispozicion të fëmijëve për të mësuar gjuhën mëmë.

“Të dashur bashkëatdhetarë, prindër dhe nxënës të Shoqatës Ardhmëria.

Shoqata Ardhmëria, ju njofton se këtë të shtunë, me datë 11, Janar, 2020 do të hapim dyert e shkollave shqipe, për të filluar simestrin e dytë ( spring term).

I gjithë kolektivi i Shoqatës Ardhmëria, nën drejtimin e zotit Lutfi Vata, dhe sidomos mësueset e kualifikuara, që kurrë nuk i kanë munguar kësaj shoqate, kanë përgatitur një program mësimor, edukativ dhe cilësor për këtë simestër. Këtu përfshihet edhe hapja e një klase të re për fëmijët parashkollorë, të moshës 4 e gjysmë – 5 e gjysmë, të cilët do të hyjnë në rrugëtimin e mësimit të gjuhës tonë të bukur Shqipe nëpërmjet lojërave, pikturave dhe këngëve. Ju mirëpresim të shtunën

Ora: 11am-2pm

Adresa: St Augustine’s CE High School, Oxford Rd,

London NW6 5SN

Për çdo pyetje kontaktoni 07792286008/ 07747490063”,-shkruhet në faqen zyrtare të Shoqatës “Ardhmëria”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet