Lajm i mirë nga infektivi, 10 pacientët e shëruar janë dërguar në shtëpitë e tyre (Foto)

10 pacientë të infektuar me Covid -19 janë shëruar. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Manastirliu ka informuar se në dy testet e njëpasnjëshme këta pacientë kanë rezultuar negativë, ndërsa aktualisht ndodhen në shtëpitë e tyre.

Postimi:

Lajm i mirë

10 qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme.

Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetë-izoluar për një periudhë 14 ditore.

Faleminderit mjekëve për shërbimin! Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim. Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social.

Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë.

Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim.

#BashkëJaDalim

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet