Lajm i mirë, 14 të shëruar nga koronavirusi vetëm sot

Plot 14 persona kanë mundur të mposhtin koronavirusin në vendin tonë, duke e çuar numrin e personave të shëruar në 31. Mes të shëruarve janë edhe një infermier e një mjek.

Lajmi I mirë u bë I ditur sot, gjatë deklaratës për mediat nga Ministria e Shëndetësisë.

“Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negative”- u tha gjatë deklaratës.

Numri i të infektuarve ka shkuar në 186 raste, ku 12 raste janë shënuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe në mëngjesin e sotëm kanë ndërruar jetë dy pacientë – një 85 vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv. Për fat të keq, shkon në 8 numri i personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet