Lajm i madh nga Marsi! Zbulohet “liqeni” me ujë

Në planetin Mars mund të ketë jetë. Kjo pasi shkencëtarët kanë zbuluar për të parën herë ujë të lëngshëm në planetin e kuq. Një “liqen” 20 km poshtë polit jugor, i mbuluar me akull, është zbuluar në sipërfaqen e plantit.

Duhet theksuar fakti se për herë të parë në Mars gjendet një masë e qëndrueshme uji në planet. 7 liqene si ato të eksploruara nga NASA, janë dëshmi se në Mars mund të ketë patur jetë edhe në të kaluarën.

Por një pjesë e ujit është kthyer në akull me kalimin e kohës, pasi klima në planet ka ardhur duke u ftohur, për shkak të atmosferës së hollë të tij.

Një nga udhëheqësit e studimit, Prof.Roberto Orosei, nga Instituti Kombëtar Italian për Astrofizikën, u shpreh se: “Nuk është një liqen shumë i madh”. Bëhet fjalë për një liqen më pak se një metër, shprehet skuadra e kërkimit.

Në kërkime u përdor një mjet radar i vendosur në bordin e Orbiterit “Mars Express”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet