Lajm i fundit/ Atentat të riut nga Durrësi në Itali (Video)

Publikuar më 15. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Një atentat i është bërë një djali të ri nga qyteti i Durrësit në Itali, duke e qëlluar me disa plumba. Sipas mediave italiane si pasojë e atentatit shqiptari 22-vjeç me iniciale S. R. ka mbetur i plagosur në këmbë. Mësohet se ngjarja ndodhi në Savona, ndërkohë që thuhet se shqiptari banonte në Toirano dhe iu bë pritë në Olivette.

22-vjeçari nga Durrësi i shpëtoi vdekjes, kishte vrapuar dhe ishte futur në një dyqan cigaresh elektronike dhe mundi të strehohej, duke i shpëtuar breshërisë së plumbave. Nga hetimet e para rezulton se autoret ende te paidentifikuar e kishin ndjekur të riun dhe me pas e qëlluan me armë zjarri.

Sipas mediave italine ai i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa mjekët janë shprehur se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E ndërsa në momentin që ka shkuar në spital i riu i ka thënë mjekëve që “Në fillim ndjeva një goditje të fortë në këmbë, kishte të qëlluara nga pas”.