Lajçak: Udhëheqësit politik të respektojnë legjislacionin dhe institucionet

Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë Miroslav Lajçák shprehu sot shqetësimin e tij lidhur me zhvillimet më të fundit në Shqipëri, të cilat mund të thellojnë më tej krizën politike dhe si pasojë të sjellin ndalimin e funksionimit të institucioneve shtetërore.

Në njoftimin e OSBE thuhet se Kryesuesi në detyrë u bëri thirrje udhëheqësve politikë të demonstrojnë përmbajtje dhe respekt për legjislacionin në fuqi, si dhe për rolet kushtetuese të institucioneve përkatëse demokratike.

Ai theksoi se udhëheqësit do të veprojnë në përputhje me parimet demokratike dhe do të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar për përfaqësuesit e tyre brenda afatit kohor të përcaktuar nga kuadri ligjor shqiptar. Ai gjithashtu shprehu besimin e tij se Shqipëria është e aftë të merret me situatën e saj, brenda kornizës së saj kushtetuese dhe ligjore dhe do të gjejë një zgjidhje që do t’i mundësojë vendit të përqendrohet në sfidat që qytetarët e Shqipërisë i konsiderojnë të rëndësishëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet