Lady Gaga është shtatzëne!? Reagon këngëtarja: Po, jam me… (Foto)

Këngëtarja me famë botërore Lady Gaga, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave kohët e fundit, për “marrëdhënien” e saj me regjisorin Bradley Cooper, por edhe për dyshimet për një shtatzëni.

Por pas lajmit, ka ardhur edhe reagimi i Gaga-s, e cila iu është përgjigjur të gjithëve atyre që përhapën lajmin se është në pritje të ëmbël.

Me anë të një reagimi në Twitter, këngëtarja ka hedhur poshtë të gjitha lajmet që janë shkruar për të, dhe është shprehur se është shtatzënë me albumin e saj më të ri.

“Thashethemet se jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me # LG6”, shkruan Lady në rrjetet sociale.

Kujtojmë se këngëtarja e famshme po rritet shumë profesionalisht pas duetit Shalloë në Academy Awards me bashkëpunëtorin dhe regjisorin e filmit “A Star Is Born”, Bradley Cooper, me të cilin u përfol se kishte një lidhje romantike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet