Laçi i jep leksion Luftëtarit

Skuadra e Laçit ka mposhtur me rezultatin e thellë 3-0 ekipin e Luftëtarit. Një fitore deri diku e pritshme për kurbinasit, por jo me të tilla shifra për shkak se gjirokastritët mposhtën një javë më parë skuadrën e Skënderbeut me shifrat 2-0. Kjo fitore i jep qetësi dhe siguri Laçit për ndeshjen e kthimit që do të luhet në datën 14 shkurt. Trajneri i Laçit, Gentian Mezani zgjedh të qëndrojë me këmbë në tokë pasi thekson se asgjë nuk ka përfunduar dhe  pret një ndeshje të hapur në Gjirokastër. “Duhet të qëndrojmë me objektivin për të kaluar këtë fazë. Bëjmë mirë sot, por kualifikimi nuk është i sigurt.

Kemi hedhur një hap drejt gjysmëfinales. Ishte e rëndësishme që pas një humbje në kampionat ne të reagonim dhe të merrnin rezultat pozitiv. Duhet ta zgjidhnim në shtëpi kualifikimin. Në Gjirokastër do të jetë një ndeshje e luftuar”, është reagimi i Mezanit. Tekniku i Luftëtarit, Hasan Lika thekson se priste më shumë nga skuadra e tij. “Unë mendoj që pjesën e parë, kemi qenë hija e vetvetes, pavarësisht dëshirës dhe besimit. Jemi goditur në momente delikate, për sa i përket sidomos golit të parë. Skuadra duhet ta kishte zgjidhur më mirë. Lojtarët në eksperiencë duhet të ishin më të kujdesshëm, sidomos në qendër të mbrojtës”, tha Lika.

Të tjera

Abissnet