×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Laci i lagjes admiron përdhunuesin serial të demokracisë

Ardian Ndreca

Monumenti i shehitëve të Erdoganit në Tiranë ka vetëm nji domethanie dhe s’ka të bajnë me “krijimin e kujtesës” për të cilin flet Herodoti, por me zonën e përmjerrun që felini i Azisë së Vogël ka shenjue në Ballkan. Ai memorial ka kuptimin politik të të qenit zorrë qorre, miletbahçe private e nji diktatorit që tashma vetëm Putini i hapë krahët. Memoriali asht nji monument dhe skaji rrjedh prej latinishtes “monere”, me kujtue! Çka t’i përkujtojnë shqiptarët 15 korrikut turk! Asgja. Ndoshta i vetmi turk që meriton me u kujtue asht Ati i Turqisë moderne, por ai siç dihet i ban hije Erdoganit për shkak të shpirtit laik të politikës së tij. Pse duhet që ne të marrim pozicion ndërmjet luftës së mbrendshme mes ish shitësit të limonatave të Bosforit dhe predikuesit Gülen! Se mos i zgjidhëm problemet tona ne që të bahemi arbitra në punët e të tjerëve! Në Tiranën bihude kremtohet në mënyrë transversale pikërisht ajo demokracia e rilindun e Erdoganit për të cilën Europa ia ka mbyllë definitivisht derën. Emnat e atyne të ramëve për ne s’mund të kenë asnji kuptim politik dhe peshë historike. Prania e tyne në Tiranë asht thjeshtë falë lidhjeve personale mes dy kapove dhe jo fryt i miqsisë së ndërsjellë mes dy popujve.

Fryt i arbitraritetit maksimal dhe i arrogancës së padurueshme të nji deliranti. Po në qoftë se nesër Rama do të miqësohej me diktatorin e Burundit Nkurunziza, çka do të shpikte, do të vendoste në Tiranë nji memorial për milicët hutu që e mbrojtën prej nji grushti shteti?! Asht jashtë çdo diskutimi se tek ne nji memorial i tillë asht i pavend siç do të ishte ai i hutuve apo i kujtdo tjetër. Po të kishte këtë ndjeshmëni Rama do të duhej të kishte përkujtue katër të vramët e 21 janarit, të cilët u sakrifikuen për karrigen e tij dhe nuk gjetën drejtësi në zululandin ku mbretnon deliri i nji njeriu që kujton se din gjithçka dhe mundet me ba gjithçka. Shqipnia nuk asht pronë e jueja që ta poshtnoni dhe ta dhunoni sistematikisht, ju jeni të përkohshëm, madje shpresojmë shumë të përkohshëm dhe ne na vjen turp që politika shqiptare përfaqsohet prej Ramës, Bashës, Kryemadhit, Berishës dhe Metës me rropulli. Ndër gjithë këta Rama ka nji veçori, i pëlqen shoqnia e të fortëve, e kujton të fortë Erdoganin. Por ish limonataxhia i Bosforit nuk asht siç i pëlqen me u dukë, edhe pse ka krijue nji parajse për miqtë e tij që kanë probleme me pasuni të pajustifikueshme para ligjit. Ramës i përshtaten disa rreshta me të cilët Teofrasti (nuk hyn ndër autorët e lexuem as prej tij e as prej Erdoganit) portretizon karakterin e “philoponeros”: atij që vdes për me qenë mik i zuzarëve, i të ashtuquejtunve të fortë në politikë e në jetë, i atyne që shkelin ligjin, i hajdutëve dhe mashtruesve, pse kështu i duket vetja i fortë tue mbajtë krahun e tyne. Të ngjashmit gjejnë njeni-tjetrin – thotë Teofrasti. Laci i lagjes admiron përdhunuesin serial të demokracisë, ky asht titulli i memorialit turk. Zakonisht të sëmurëve u shtohet deliri kur u vjen fundi dhe ne atë fund do ta presim pa keqardhje dhe me shumë neveri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Publikuar më 07.08.2020
Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusi...

Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit po bëhet dramatike. Vetëm dje kishim 6 viktima dhe 139 të prekur. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga vjen fluksi më i madh i turistëve kanë shifra rekord, parkatësisht me 15 pacientë të vdekur e 213 raste të reja dhe 6 vdekje dhe 88 raste të […]

Lexo më shumë

Moratorium për tenderat grabitës

Moratorium për tenderat grabitës

Publikuar më 07.08.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i ...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i EUROSTAT se ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë duhet të jetë alarm për Ministrinë e Financave. Vendi është më i godituri në rajon dhe Europë dhe rikthimi në […]

Lexo më shumë

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Tmerri i kryetarëve nga listat e hapura

Publikuar më 28.07.2020
Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deput...

Koço Kokëdhima Këmbëngulja e Ramës që më 30 korrik, me deputetët e emëruar, të votojë ‘hapjen’ e pjesshme të listave të kandidatëve për deputetë, ku sërish vendosin kryetarët e partive, tregon frikën personale për t’u përballur me votën popullore. Partitë e vjetra ishin dhe janë bashkë në çdo maskaradë zgjedhore, siç tregoi sot edhe një […]

Lexo më shumë

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Vërini gishtin kokës, vala e dytë Coronas do të vijë!

Publikuar më 28.07.2020
Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbë...

Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt. Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona  me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe […]

Lexo më shumë

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

T’i kthejmë çdo shqiptari dinjitetin e humbur nga skamja!

Publikuar më 28.07.2020
Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A k...

Silvana Begaj A ke para?- Jo! Ti je askush, Ti je asgjë! A ke para?-Po ! Ti je gjithkush, Ti je gjithçka! “Varfëria është uri. Varfëria është mungesa e një strehe. Varfëria është të qenit i sëmurë dhe të mos kesh mundësi për t’u vizituar tek doktori. Varfëria është të mos kesh akses në edukim […]

Lexo më shumë