La Shqipërinë për Francën pas vdekjes së babait, historia prekëse e Adnanit që nisi të punonte kur ishte fëmijë

Adnan Sada është emigranti shqiptar që jeton në Brécey të Francës, dhe që mbart me vete një kalvar të gjatë vuajtjesh e peripecish njerëzore.

20-vjeçari mbërriti në Avranches më 6 shtator 2014, pasi ishte larguar nga Shqipëria me ndarjen nga jeta të babait. Adnanit i është dashur të punonte që kur ishte ende një fëmijë i mitur 8 vjeç dhe jetonte vetëm me gjyshërit.

Adnani mori në vitin 2014 një vendim kurajoz të largohej nga atdheu.

“Nuk isha i sigurt në Shqipëri. Në erdhëm nga Milano në Paris,  dhe pastaj në Avranches”, shprehet ai.

Atij i është dhënë mundësia që të punojë në një restorant të mirë të  njohur si L’As Gourmand. I riu gjashtë muaj më parë kishte punuar një në piceri me emrin Le P’tit Nicolas

Që nga 26 shtatori i vitit 2016, ai është në shërbimin e CAP, në vitin e dytë të mësimit alternative për mësimin e gjuhës franceze.  Vitin e kaluar, ai mori mësime franceze në qendrën sociale të Brécey dhe e mësoi shumë mirë.

Adnani e konsideron Francën një vend tepër të bukur, ndërsa shton se Normandia është një rajon tepër i qetë. Tashmë ai shpreson që karta e tij të rinovohet në mënyrë që të vijojë qëndrimin në vendin ku ka ngritur një jetë të re.

Të tjera

Abissnet