La Kosovën për Shqipërinë, Ismajli shpjegon vendimin: Jemi një komb

Një nga risitë në listën e trajnerit Kristian Panuçi për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Uellsit dhe Skocisë, ishte afrimi i Ardian Ismajli, kapitenit të Shpresave të Kosovës.

Ismajli, konsiderohet një lojtar me të ardhme premtuese, dhe në një intervistë për mediat kroate ai ka shpjeguar përse vendosi të kalojë te Shqipëria.

“Menjëherë pas telefonatës së Panuccit vendosa të luaj për Shqipërinë në të ardhmen, por nuk doja të lija shokët te Kosova U21 deri në përfundim të kualifikueseve. Isha kapiteni dhe lojtari më i mirë, ndaj nuk do të kishte qenë vendim i mirë t’i lija ata në baltë”.

Mandej ai shton se bëhet fjalë për një komb, dhe Shqipëria i ofron një promovim më të mirë.

“Ne jemi një komb, shpresoj që së shpejti të bashkohemi në një shtet, por kemi ekipe të ndryshme. Shqipëria është më e mirë dhe më ofron mua më shumë mundësi për t’u promovuar. Veç të tjerave, unë kam luajtur për Kosovën U21… Ky ishte motivi kryesor për vendimin e marrë, që kishte edhe mbështetjen e prindërve të mi. Disa gazetarë dhe tifozë më kritikojnë mua, duke pretenduar se nuk do të ketë vend për mua te kombëtarja shqiptare për shkak se nuk kam luajtur shumë te Hajduku. Por unë jam i bindur dhe i sigurt për vendimin që kam marrë. Unë jam gati që të luaj që kundër Skocisë në Nations League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet