KZQ ju dorëzoi sot mandatet 4 deputetëve të rinj, 3 të tjerë dorëzojnë formularët (Emrat)

Me anë të një njoftimi për mediat Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se i është dorëzuar mandati i deputetit edhe 4 kandidatëve të tjerë, të cilët ditë më parë kishin dorëzuar pranë këtij institucioni formularin e dekriminalizimit.

Mësohet se sot kanë marrë mandatin e deputetit: Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Gjirokastrës, Floriana Dhimitri, kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Andi Përmeti dhe gjithashtu i është dorëzuar mandati i deputetit kandidatit të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Erion Piciri.

Ndërsa nga radhët e LSI, ka marrë mandatin e deputetit, kandidati për qarkun e Beratit, Eugen Bojaxhi.

Gjithashtu kanë dorëzuar formularët e dekraminalizimit kandidatët; Artur Rroshi, Nikolin Staka, si dhe Zef Shtefni, mësohet se janë tre emrat e rinj i kanë dorëzuar formularët paraditen e së enjtes.

Njoftimi i KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projekvendimet:

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Gjirokastër, znj. Floriana Dhimitri.

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Korçë, z. Andi Përmeti.

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Berat, z. Eugen Bojaxhi.

“Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, z. Erion Piciri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet