Kylie Jenner, nostalgjike! Poston foto gjysmë nudo (FOTO)

Publikuar më 02. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Kylie Jenner duket se është bërë pak nostalgjike. Ajo dje ka postuar disa foto të papublikuara më parë, ku shfaqet gjysmë nudo.

Në një foto, 20-vjeçarja shfaqet duke mbuluar gjysmën e trupit me një çarçaf të bardhë. “The life of Kylie” ka mjaft ndjekës në Instagram dhe ka postuar edhe tri foto të tjera “nga vitet e shkuara”.

Që kur TMZ foli për shtatzëninë e mundshme të saj më 22 shtator, Kylie është fotografuar vetëm nga gjoksi e sipër, si  dhe me veshje të gjera sportive.

“Kylie nuk del të flasë publikisht për shtatzëninë e saj derisa të lindë. Ajo nuk po shfaqet në publik dhe thjesht do të bëjë 6 muaj pushim”, ka thënë një burim i familjes për “People”.