Ky është vendi më i lumtur në botë

Ju mund të mendoni se një vend i tillë nuk ekziston, por e keni gabim. Sipas një studimi të fundit hulumtuesit kanë dalë në konkluzionin se vendi që ka njerëzit më të lumtur në botë është Finlanda. Kujtojmë se më parë këtë vend mbante Norvegjia.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, Finlanda ka kaluar Norvegjinë, duke u listuar kështu si e para, pra vendi me njerëzit më të lumtur në botë.

Raporti Botëror i Lumturisë theksoi gjithashtu edhe rënien e SHBA-së, me një krizë të obezitetit, abuzimit me substanca dhe depresionit.

Studimi zbulon se katër vendet e para janë zënë nga vendet nordike, me Finlandën të parën dhe pas saj është radhitur Norvegjia, Danimarka dhe Islanda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet