Ky është qyteti më i famshëm në “Instagram”

Publikuar më 01. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Berni është zgjedhur vendi më i popullarizuar në Instagram, sipas një hulumtimi të kryer nga Focuss Clinic.

Kryeqyteti i Zvicrës, i njohur për sahatkullën e tij mesjetare dhe ndërtesat e mahnitshme, është zyrtarisht qyteti më i preferuar dimëror i përdoruesve të Instagram, për të bërë foto dhe më pas për t’i ngarkuar ato në rrjetet e tyre sociale.

Madje, ky qytet është fotografuar dhe është më i preferuar nga përdoruesit sesa Dritat Veriore mbi Norvegjinë.

Për shumë udhëtarë, çelësi i çdo feste është kapja e disa fotografive turistike të mira për t’i postuar në rrjetet e tyre sociale dhe për t’i bërë miqtë që janë në shtëpi xheloz.

Për të përcaktuar se cilat vende kanë më shumë gjasa për të ndarë fotografi, hulumtimi i Focus shikoi numrin e hashtagave, nën të cilët janë etiketuar qytetet e ndryshme në Instagram.

“Bern” është hashtaguar në platformën e rrjeteve sociale mbi 1,082,000 herë, sipas hulumtimit të Focus, me Aspen, Colorado, që mori vendin e dytë me 935,000 etiketime, sipas “pushime.com”.

Zvicra në përgjithësi si vend është një lokacion shumë i popullarizuar në Instagram gjatë sezonit të dimrit, për shkak të rrugëve të ndriçuara kudo, tregjeve të Krishtlindjeve dhe pamje piktoreske.

Këto janë 10 qytetet dimërore më të popullarizuara në botë:

1. Bern, Zvicër — 1,082,440 fotografi.
2. Aspen, Kolorado, SHBA — 935,040 fotografi.
3. Dritat Veriore, Tromsø, Norvegji — 768,516 fotografi.
4. Chamonix, Francë — 611,675 fotografi.
5. Parku Kombëtar Yosemite, Kaliforni, SHBA — 596,214 fotografi.
6. Zermatt, Zvicër — 400,215 fotografi.
7. Parku Kombëtar Yellowstone, Wyoming, SHBA — 314,870 fotografi.
8. Bled, Slloveni — 306,285 fotografi.
9. Cesky Krumlov, Republika Çeke — 179,914 fotografi.
10. Grindelwald, Zvicër — 149,836 fotografi.