Ky është ilaçi që mund të na bëjë të rinj!

Duket se i ka ardhur fundi misterit të zbulimit të ilaçit të rinisë së përhershme. Disa studiues kanë bërë të ditur se është zbuluar një ilaç që ndihmon sistemin imunitar të largojë qelizat e vjetra e që mund të risjellë rininë.

Hulumtimi sugjeron se mund të jetë e mundur të ndryshohet procesi i plakjes dhe potencialisht të hapë rrugën për trajtimet kundër plakjes.

Hulumtuesit në Institutin Weizmann të Shkencave në Izrael studiuan mënyrën se si sistemi imunitar është i përfshirë në pastrimin e qelizave të vjetra, të ndjeshme (ose të plakjes) të cilat nuk janë plotësisht të vdekura, por dëmtohen dhe funksionojnë pak.

Brenda disa javësh, ata që morën ilaçin e ri të ekipit kishin më pak qeliza të vjetra, nivele më të ulëta të inflamacionit dhe ishin më aktivë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet