Kuzhinieri më i famshëm në botë, borxh 71.5 milionë paund

Publikuar më 12. 02. 2018 nga Agim Popoci

Rrjeti i restoranteve në pronësi të kuzhinierit të famshëm Jamie Oliver, “Jamie’s Italian“, për momentin ka një borxh prej 71.5 milionë paund.

Siç theksojnë mediat britanike, njëri prej kuzhinierëve më të famshëm në botë, vetëm personelit i ka një borxh prej 2.2 milionë dollarë, e vitin e kaluar ka shënuar një humbje prej 10 milionë dollarësh.

Përveç disa borxheve të vogla, kreditorëve siç është kompania HMRC, qiramarrësve dhe furnitorëve, Jamie  u ka borxh 41.3 milionë paund.

Fundjavën që shkoi, Jamie bëri publike se do të mbyllë 12 restorante në gjithë Britaninë e Madhe për shkak të, siç tha, “rikontruksionit të kompanisë”. Në Britani ka 25 restorante ndërsa në Amerikë 28.

Pasuria e Jamie Oliver vlerësohet 150 milionë paund, e thuhet se ka investuar në këtë biznes, tre milionë nga paratë e tij.

Ekpsertët financiar shpejtë e kishin parashikuar një fund të këtij lloji – mosinvestimi, lokale joatraktive dhe shpenzimet e mëdha vendosën për fatin e restoranteve të Jamie Oliver.