Kush martohet në moshë të re më i rrezikuar nga divorci, ja studimi

Në një shkrim të revistës “Time”, të bazuar mbi statistika, thuhet se femrat që presin deri në moshën 26-vjeçare për t’u martuar kanë mundësi më të madhe për një martesë jetëgjatë. Ndërkohë, e kundërta ka gjasa të ndodhë me femrat që janë martuar në moshë të re, pasi kanë shanse më të larta për divorc rreth moshës 45-vjeçare.

Sipas të dhënave të Regjistrit të Punës, numri më i madh i divorceve është mes femrave që janë martuar rreth moshës 15-20 vjeç. Të dhënat janë analizuar nga sociologu i Universitetit të Maryland, Philip Cohen. Mesatarisht këto martesa që quhen edhe si “martesat e fillimit” zgjasin nga një deri në 10 vjet.

28-32 vjeç është mosha ideale e një njeriu për martesë afatgjatë, thotë një tjetër studim i vitit 2015. Revista “Time” thekson se martesa si institucion ka pësuar goditje të forta në modernitet, kësisoj në ditët e sotme duhen shumë përpjekje për një martesë të suksesshme.

Të tjera

Abissnet