×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kush jep informacion policia e shpërblen, shpallet në kërkim Talo Çela, akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe grabitje me armë

Është shpallur në kërkim kombëtarë dhe ndërkombëtarë Talo Çela, i cili akuzohet për një sërë veprash penale. Përmes një deklarate Policia e Shtetit ka bërë me dije se për këdo që ka informacion dhe ndihmon në gjetjen dhe kapjen e Talo Çelës është vënë në dispozicion një shumë prej 10 mijë eurosh.

49-vjeçari nga Elbasani akuzohet për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Çela është një nga autorët e dyshuar për grabitjen e Rinasit të ndodhur më 9 prill 2019 dhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia të cilët u ekzekutuan më 27 prill 2020 në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës.

Policia e Shtetit

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë të shpallur në kërkim, Policia e Shtetit, duke vlerësuar si mjaft të rëndësishëm dhe rezultativ bashkëpunimin me qytetarët, kërkon sërish bashkëpunimin dhe kontributin e tyre për të lokalizuar vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar,  shtetasit Talo Çela, 49 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.

Për këdo që do të japë informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizimin dhe kapjen e këtij personi, Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion shumën 10 mijë euro.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

Ky shtetas është autori i dyshuar i ngjarjes së datës 09.04.2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Gjithashtu ky shtetas është i dyshuar si autor i ngjarjes së datës 27.04.2020, në lagjen 14/1 Durrës, në vendin e quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, Durrës, ku u vranë me armë zjarri 2 vëllezërit  Haxhia.

Për çdo informacion që i shërben kapjes së këtij personi, qytetarët të telefonojnë në numrin e celularit 069 41 06 823, si dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke iu garantuar anonimat të sigurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nëna u gjet e pajetë dhe i biri u shoqërua në polici, ekspertimi mjeko-ligjor nxjerr shkaqet e vdekjes

Nëna u gjet e pajetë dhe i biri u shoqërua në polici, ekspertimi mjeko-ligjor nxjerr shkaqet e vdekjes

Publikuar më 10.08.2020
Mëngjesin e sotëm u raportua se në rrugën “Gjon Kastrioti” n...

Mëngjesin e sotëm u raportua se në rrugën “Gjon Kastrioti” në Laprakë është gjetur e pajetë një gruaje, e cila jetonte me djalin e saj 45-vjeçar, ky i fundit me probleme psikologjike. Policia bëri me dije se trupi i pajetë i shtetases Veronika Ramadani, 67 vjeçe, u gjet në banesë pa shenja jete dhe më […]

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra gjyqtari Aleks Nikolli, shpëtoi nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin

Shkarkohet nga detyra gjyqtari Aleks Nikolli, shpëtoi nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin

Publikuar më 10.08.2020
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkoj n...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkoj nga detyra gjyqtarin Aleks Nikollon, i cili do të mbahet mend si një nga gjyqtarët që ka shpëtuar nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin. Në seancën e sotme, në procesin e rivlerësimit u tha se gjyqtari ka probleme të shumta me pasurinë. Ndërsa trupi gjykues përbëhej […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje kalimtarin (DETAJE)

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje kalimtarin (DETAJE)

Publikuar më 09.08.2020
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku një makinë ka aksidentuar për vdekje një kalimtar. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Baltëz në Fier, ku viktima ka qenë duke kaluar rrugën. Ende nuk është bërë me dije identiteti i viktimës, por njoftohet paraprakisht se […]

Lexo më shumë

Plagosi me thikë babë e bir në Fushë-Krujë, policia arreston në kohë rekord autorin (EMRI)

Plagosi me thikë babë e bir në Fushë-Krujë, policia arreston në kohë rekord autorin (EMRI)

Publikuar më 09.08.2020
Pas plagosjes së dyfishtë me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë...

Pas plagosjes së dyfishtë me thikë mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku mbetën të palgosur babë e bir, Shefqet Stafuka 58-vjeç dhe Alban Stafuka, 30-vjeç, policia ka arritur që të arrestojë në kohë rekord autorin. Me anë të një njoftimi zyrtar Policia ka bërë me dije se pas krehjes së zonës, është bërë e mundur  […]

Lexo më shumë

Plagosen me thikë babë e bir në Fushë-Krujë, dërgohen me urgjencë tek Trauma (EMRAT)

Plagosen me thikë babë e bir në Fushë-Krujë, dërgohen me urgjencë tek Trauma (EMRAT)

Publikuar më 09.08.2020
Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku si pasojë e një konflikti janë plagosur me thikë babë e bir. Bëhet me dije se konflikti ka ndodhur në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës ku si pasojë janë plagosur Shefqet Stafuka 58-vjeç dhe djali i tij Alban Stafuka 30-vjeç. Pas plagosjes me thikë […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta babai i ish-ministrit Ditmir Bushati

Ndahet nga jeta babai i ish-ministrit Ditmir Bushati

Publikuar më 09.08.2020
Babai i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit, Sulejman B...

Babai i ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit, Sulejman Bushati mësohet se është ndarë nga jeta pasditen e sotme. Bëhet me dije se ai kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë. Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nëpërmjet një postimi të ndjerë dha lajmin se babai i tij ishte ndarë nga jeta në Boston pas […]

Lexo më shumë

Tentoi që të pastronte tokën e tij duke ndezur zjarr, vdes nga asfiksimi i moshuari në Burrel (DETAJE)

Tentoi që të pastronte tokën e tij duke ndezur zjarr, vdes nga asfiksimi i moshuari në Burrel (DETAJE)

Publikuar më 09.08.2020
Një i moshuar 79-vjeçar në fshatin Bujkë të bashkisë Mat, du...

Një i moshuar 79-vjeçar në fshatin Bujkë të bashkisë Mat, duke u përpjekur për të pastruar tokën e tij, ka ndezur një zjarr i cili ka marrë përmasa të mëdha, ka djegur edhe banesën e tij të pabanuar si dhe për pasojë i moshuari është asfiksuar. Bëhet me dije se shtetasi i identifikuar si Haziz […]

Lexo më shumë

Aksident i rëndë/ Humb jetën 25 vjeçari, plagosen dy pasagjerët

Aksident i rëndë/ Humb jetën 25 vjeçari, plagosen dy pasagjerët

Publikuar më 09.08.2020
Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat...

Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe […]

Lexo më shumë