Kush është shqiptari që humbi jetën në Itali

Ai quhet Klodian Kërtalli, 28 vjeç dhe pikërisht ky shqiptar ishte viktima i një aksidenti të tmerrshëm automobilistik që ndodhi mëngjesin e datës 20 shtator 2017, ku makinat janë konfrontuar në mënyrë të tmerrshme.

I riu 28-vjeçar njihej nga ana e komunitetit si djalë punëtor dhe fjalëpak. Kërtalli ndërroi jetë në zonën e quajtur San Giusto Canavesa. Djaloshi, që ishte martuar me gruan e tij Besmira dhe kishte dy vajza vlerësohej jashtëzakonisht shumë nga bashkëkombësit, shkruan “Torino Today”. Besmira, bashkëshortja e tij po mban zi dhe se ajo edhe në profile sociale ka postuar foto me ngjyra të zeza. Tashmë janë dy vajza, të cilat fatkeqësisht duhet të rriten pa praninë e babait.
/D.Xh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet