×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kush është infektuar me COVID bëhet imun për disa muaj

Njerëzit që kanë pasur COVID-19 ka shumë të ngjarë të kenë imunitet të konsiderueshëm ndaj tij për të paktën pesë muaj, ka zbuluar një studim me punonjësit e sektorit të shëndetit në Britaninë e Madhe.

Sidoqoftë, studimi tregoi se kishte të dhëna edhe se personat me antitrupa mund të jenë akoma në gjendje ta bartin dhe përhapin virusin.

Studiuesit në Shëndetin Publik Angli (PHE) treguan se riinfektimet tek personat që kanë antitrupa COVID-19 nga një infektim i kaluar janë të rralla. Ata gjetën vetëm 44 raste midis 6.614 individëve të infektuar më parë.

Sidoqoftë, ekspertët paralajmëruan se gjetjet do të thoshin se ata që e morën sëmundjen në valën e parë të pandemisë – në muajt e parë të vitit 2020 – tani mund të ishin të infektohen përsëri prej saj.

Ata gjithashtu paralajmëruan se njerëzit me të ashtuquajturin “imunitet natyror”, të cilët e kanë kaluar sëmundjen, mund të jenë akoma në gjendje ta mbajnë infeksionin në hundë dhe fyt dhe pa dashur mund ta përcjellin tek të tjerët atë.

“Tani e dimë që shumica e atyre që kanë pasur virus dhe kanë zhvilluar antitrupa, janë të mbrojtur nga riinfektimi, por kjo nuk vlen për të gjithë, dhe ne ende nuk e dimë se sa zgjat mbrojtja”, tha Susan Hopkins, bashkëdrejtuese e hulumtimit, i njohur si studimi SIREN.

“Kjo do të thotë edhe nëse besoni se e keni kaluar tashmë sëmundjen dhe jeni të mbrojtur, mund të siguroheni se nuk ka shumë të ngjarë që të merrni infektime të rënda. Por ekziston ende një rrezik që mund të merrni një infetim dhe t’ia transmetoni të tjerëve.”

Në studim u përfshinë dhjetëra mijëra punonjës të sektorit shëndetësor në Britani, të cilët janë testuar rregullisht që nga qershori.

Evropa

Ekonomia e Gjermanisë pritet të ketë rënë me ritëm dramatik vitin e kaluar, pasi u vendosën kufizime të ashpra për të luftuar një rritje në rastet e koronavirusit, që shkaktoi një krizë ekonomike.

Zyra Federale e Statistikave (Destatis) do të njoftojë shifrat vjetore të enjten. Analistët parashikojnë që ekonomia më e madhe e Evropës të këtë rënë me 5.1% vitin e kaluar, pasi u rrit me 0.6% në 2019.

Ministrja i Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer ofroi deri në 10.000 ushtarë për të kryer testet e COVID-19 në shtëpitë e kujdesit.

“Bundeswehri (ushtria ushtria) është e gatshme të ndihmojë me shpejtësi me deri në 10.000 burra dhe gra në shtëpitë e të moshuarve dhe të të sëmurve kronikë po të na thërrasin,” i tha agjensisë së lajmeve AFP një zëdhënës i Kramp-Karrenbauerit.

Ushtarët do të trajnohen nga prodhuesit për të kryer teste të shpejta, në mënyrë që të mbrojnë ata që janë më në rrezik dhe të lehtësojnë presionin mbi personelin e shtëpive të përkujdesjes.

Këto ndodhin në një kohë Gjermania shënoi një rekord tjetër të lartë në vdekjet e përditshme të lidhura me koronavirusin. Instituti Robert Koch, agjencia e shëndetit publik të Gjermanisë për sëmundjet infektive, raportoi të enjten 1.244 vdekje dhe 25.164 infetime të reja në 24 orët e fundit. DW 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Besoni se qeveria shqiptare do të arrijë ta sigurojë së shpejti vaksinën anti-COVID për të gjithë popullsinë?

Loading ... Loading ...

Hijet e dyshimit/ Vaksinat e AstraZeneca që mungojnë në BE përfundojnë në Angli

Hijet e dyshimit/ Vaksinat e AstraZeneca që mungojnë në BE përfundojnë në Angli

Publikuar më 26.01.2021
Në betejën kundër kohës dhe kundër pandemisë së koronavirusi...

Në betejën kundër kohës dhe kundër pandemisë së koronavirusit, vaksina është mënyra më e sigurt dhe e shpejtë që duhet përdorur. Sidoqoftë, furnizimi në kohë i vaksinave të nevojshme për njerëzit e Bashkimit Evropian po provon të jetë një “bast” më i vështirë për t’u fituar nga sa dukej fillimisht, ose të paktën siç shpresohej […]

Lexo më shumë

Nicole Scherzinger/ Bikini rozë është perfekte për Janarin në Karaibe (Foto)

Nicole Scherzinger/ Bikini rozë është perfekte për Janarin në Karaibe (Foto)

Publikuar më 26.01.2021
Vera nuk mbaron kurrë në Karaibe. Në ishujt ekzotikë të Turk...

Vera nuk mbaron kurrë në Karaibe. Në ishujt ekzotikë të Turkes dhe Caicos, Nicole Scherzinger i kalon pushimet e saj më të dashura se kurrë – që nga viti 2019 kur ata u takuan për herë të parë në setin e “X Factor: Celebrity” – me të dashurin e saj Tom Evans. Ish-lojtari i ragby […]

Lexo më shumë

Kjo është 101-vjeçarja shqiptare që e kaloi koronavirusin për 2 javë dhe vetëm me paracetamol (Foto)

Kjo është 101-vjeçarja shqiptare që e kaloi koronavirusin për 2 javë dhe vetëm me paracetamol (Foto)

Publikuar më 26.01.2021
Një shqiptare 101-vjeçare kaloi pa probleme koronavirusin në...

Një shqiptare 101-vjeçare kaloi pa probleme koronavirusin në Itali. Pas infektimit të familjarëve të saj në Udine, edhe e moshuara Bajame Goxhabelli rezultoi pozitive, më 31 dhjetor të vitit 2020. Pavarësisht rrezikut të madh, gruaja me mbi një shekull jetë tregon për “A2” se e kaloi lehtë Covidin dhe pas dy javësh rezultoi negative. “E […]

Lexo më shumë

“Kjo është gjithçka që kemi dashur”, e pazakontë çifti martohet në spitalin Covid

“Kjo është gjithçka që kemi dashur”, e pazakontë çifti martohet në spitalin Covid

Publikuar më 26.01.2021
Një çift nga Anglia janë martuar në spital. Times Live shkru...

Një çift nga Anglia janë martuar në spital. Times Live shkruan se shkak për përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore, Elizabeth Kerr dhe Simon O’Brien mund të mos kishin një mundësi tjetër për tu martuar. Stafi i spitalit duke menduar se ata nuk do të kenë shumë kohë për të jetuar, u organizuan një ceremoni martese […]

Lexo më shumë

Deklarata e fortë e pediatres: Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pavaksinuar!

Deklarata e fortë e pediatres: Nuk do të vizitoj asnjë fëmijë të pavaksinuar!

Publikuar më 25.01.2021
Mjekja pediatre Alketa Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë ...

Mjekja pediatre Alketa Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në “Top Albania Radio”, ku ka thënë se nuk do të vizitojë kurrë fëmijë të pavaksinuar,nga sëmundje të ndryshme që atyre u shfaqen në vitet e para, siç është fruthi, lija, turbekulozi etj. Ajo e arsyetoi këtë me faktin se në momentin që një fëmijë […]

Lexo më shumë

Shqiptari infektohet me variantin e ri të Covid-19

Shqiptari infektohet me variantin e ri të Covid-19

Publikuar më 24.01.2021
Një shqiptar nga Kosova është konfirmuar me variantin e ri t...

Një shqiptar nga Kosova është konfirmuar me variantin e ri të koronavirusit. Rasti është konfirmuar në Slloveni. Lajmin e njoftoi vetë kryeministri slloven Janez Jansha. “Një rast i ri i infektimit me llojin anglez u konfirmua nga një shtetas i Kosovës me banim në Slloveni, i cili ishte kthyer nga Belgjika, për të cilën autoritetet […]

Lexo më shumë

Studimi/ 4 vitaminat që ulin efektet e koronavirusit

Studimi/ 4 vitaminat që ulin efektet e koronavirusit

Publikuar më 24.01.2021
Një studim i ri tregon se nivelet e ulta të vitaminës D shoq...

Një studim i ri tregon se nivelet e ulta të vitaminës D shoqërohen me një rrezik më të lartë të vdekshmërisë nga Covid-19. Studime të mëparshme sugjerojnë se 9 nga 10 vdekjet nga virusi mund të ishin parandaluar nëse njerëzit kishin nivele adekuate të vitaminës D. Gjatë dimrit, nivelet e kësaj vitamine zvogëlohen sepse njerëzit […]

Lexo më shumë

Problemet me kujtesën pas tejkalimit të COVID-19

Problemet me kujtesën pas tejkalimit të COVID-19

Publikuar më 24.01.2021
Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para ...

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është shëruar nga sëmundja COVID-19, humbja e kujtesës i është bërë pjesë e përditshmërisë. “Harresën e kam aty për aty, nuk më ka ndodhur më herët që dikush të më dhuroj diçka […]

Lexo më shumë