Kush është Ermali, zyrtari i lartë i policisë që përmendet në videon e Agron Xhafës

Dëshmitari Albert Veliu, i cili regjistroi përgjimin me vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur sot edhe për një zyrtarin e lartë të policisë që njihet si “Ermali”.

Ai tregon se ka qenë Agron Xhafaj që i ka prezantuar Ermalin, në një kohë që ishte në vështirësi eko0nomike.

‘Kur dola nga burgu e takoj, më ofroi një punë për djalin, kamarier, në 2016. Djali është 22 vjeç, punoi kamarier 6 muaj, por e hoqën. Para 5-6 muajsh, flasim e i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte për në Itali, hashash, ta çonim në Itali, i kërkova një favor më prezantoi me këtë Ermalin, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike, e vuta në provë sa korrekt qe për mua si Albert. I kërkova nderin por nuk i bëra këtë rrugë, e vura në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj”, shprehet Veliu.

Pyetje- përgjigje në intervistë

Çlidhje ka me hashashin?

Atë ka bërë gjithë kohën. Mua më tha bujrum “sille këtë çantë ta hedh matanë”.

Ai nuk ka ndryshuar?

Nuk futem në jetën e tij të brendshme unë nuk futem.

Me kë të prezantoi?

Me Ermalin. Nuk e di çfarë është Shef Kufiri. Mbiemrin s’ia di.

Çfarë të tha Ermali?

Agroni më tha do shkosh të Ermali, do të them unë. Nuk hipja unë në skaf më doja të jetoja me djersën e ballit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet