Kush është dhëndri shqiptar i Erdoganit që u emërua ministër në qeveri

Foto 1 nga 4 Pas Para
Një ditë pasi bëri betimin në Parlament, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar.
 
Bëhet fjalë për 16 ministra, mes të cilëve bie në sy dhëndri i tij me origjinë shqiptare Berat Albayrak. Ky i fundit është emëruar si ministër i Thesarit dhe Financave, një post jo pak i rëndësishëm në kabinetin qeveritar.
 
Nuk kanë munguar kritikat në lidhje me këtë emërim, ku Erdogan akuzohet se po tenton të ketë në duart e tij gjithë jetën ekonomike dhe financiare të vendit.40-vjeçari Berat Albayrak, prej vitit 2004 është i martuar me vajzën e presidentit, Esra Erdogan. Më parë ai ka qenë edhe CEO i Çalık Holding, ndërsa ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Energjisë dhe Burimeve natyrore.
 
Erdogan ka punuar edhe si gazetar, ndërsa formimi i tij universitar qenë për Administrim Biznesi në Universitetin e Stambollit. Ai i është bashkuar Çalık Holding që në vitin 1999, dhe u emërua drejtor financiar i zyrës në SHBA në vitin 2002. Asokohe ai po ndiqte një MBA në Lubin School of Business, në Nju Jork.
 
Pas kthimit të tij në Turqi në vitin 2006, Albayrak shërbeu si ndihmës i përgjithshëm i çështjeve financiare në Çalık dhe u emërua si CEO i Çalık Holding në 2007. Albayrak u emërua CEO i Çalık në fund të vitit 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet