Kush është Asma Al Assad, “Zonja e parë e ferrit”?!

Foto 1 nga 6 Pas Para

Bashkëshortja e Bashar Al Assad, Asma që njihet edhe si “Zonja e parë e ferrit” ka lindur në Britaninë e Madhe e bazuar në fotot që poston në Instagram nuk mund të thuhet se jeton në Siri.

Pallatet, rrobat e shtrenjta firmato dhe prezenca në jetë luksoze janë vetëm një pjesë e Instagramit të zonjës së parë të Sirisë, ku profili i saj jep përshtypjen sikur asgjë e veçantë nuk po ndodhë në këtë vend.

Kjo është jeta e familjes Assad në vendin në të cilin gjatë shtatë viteve të fundit mbretëron lufta civile. Çifti bashkëshortor dhe tre fëmijët e tyre vazhdojnë të jetojnë në luks ashtu sikur se para fillimit të luftës, nëse kjo gjykohet sipas Instagramit të zonjës së parë, Asma Al Assad, ku ajo ka 230 mijë ndjekës.

Kur Asma Akras u martua me Bashar Al Assad në vitin 2000 bota e admironte. I dha Sirisë një nur të ri, e populli e quajti princesha Dajana nga Lindja.

Mirëpo, mendimi për zonjën e parë filloi të ndryshonte në vitin 2012 kur me dokumentet e Wikileaks u publikuan emailet që tregonin se ajo kishte paguar 350 mijë dollar për 130 mobile të reja, ndërkohë kishte kaluar një vit nga shpërthimi i luftës së përgjakshme civile në vendin e saj.

Nga emailet u zbulua se kishte blerë gjithashtu këpucë me taka kristali me vlerë 7.000 dollar, si dhe kishte kërkuar që rrobat e saj të dërgohen në Dubai  në mënyrë që të anashkalohen sanksionet.

Vlerësohet se pallati presidencial ultra-modern, i ndërtuar  në vitin 1979, nën kryesimin e arkitektit japonez Kenz Tanges, kishte një kosto prej më shumë se një miliard dollar. Lidhur me këtë, në një artikull nga viti 1989, theksohej se vetëm në një dhomë ishin vendosur 125 mijë pllaka mermeri vlera e të cilave ishte 10.6 milionë dollar.

Bashkëshortja e Assad  ka lindur në vitin 1975 në Londër, nga prindërit muslimanë sunit, me prejardhje nga Homsi

Ka mbaruar kolegjin Queen’s si  inxhiniere e informatikës dhe letërsisë franceze, Asma iu bashkua industrisë bankiere dhe punoi në Deutche Bank si analiste për hedge fonde.

Me Bashar Al Assad është celebruar në mënyrë sekrete në vitin 2000 kur ai ishte 35 vjeç, e ajo ishte 25 vjeç, ata kanë tre fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet