Kush është 21-vjeçari durrsak që humbi jetën në Itali

Foto 1 nga 2 Pas Para

Një djalë i ri vetëm 21 vjeç nga Maminasi i Durrësit ka humbur jetën në një aksident automobilistik në shtetin e Italisë. Aksidenti ka ndodhur në Sarnico të Italisë, një vend në kufi me provincën e Breshias. Në këtë vend i riu shqiptar nga Maminasi po udhëtonte me makinën e tij “Citroen C2” kur u përplas me një tjetër makinë, e cila brenda saj kishte tre persona, të moshuar kryesisht. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 11.30 minuta të paradites.

Por gjendja është e rëndë edhe për një grua, nënën e shoferit të “Skoda”, që u godit nga i riu shqiptar. Gruaja është transportuar me helikopter në spitalin civil të Brescia, ku prognoza nuk është bërë e ditur. Dy të tjerët janë transferuar në Chiari, por gjendja e tyre nuk është e rëndë. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari Romario Verjoni ishte një person që nuk kishte profesion, por jetonte te të afërmit në shtetin fqinj. /D.Xh/

 

 

 

 

Të tjera

Abissnet