×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kush e solli dhe cili ishte mesazhi që dha Mike Pompeo në Tiranë

Vizita e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Tiranë ngjalli kërshëri që në momentin që ajo u njoftua pak ditë më parë. Kush e sjell ish-krahun e djathtë të Donald Trump? Pse vjen ish-kreu i CIA në kryeqytetin shqiptar. Çfarë mesazhi do të japë? Kë do të takojë? A është një mbështetje për krahun e Bashës, Yuri Kim apo Berishës? Ish-sekretari Pompeo u shfaq fillimisht mëngjesin e së hënës në një ceremoni të Universitetit të Tiranës i cili i dha atij titullin “Honoris Causa” dhe ku përveç falënderimeve të rastit nuk pati ndonjë mesazh të veçantë.

Më pas ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama në nënshkrimin e një marrëveshjeje mes kompanisë shqiptare të gazit, AlbGaz dhe kompanisë bullgare “Overgas” për zhvillimin e projekteve energjetike. Edhe këtu fjala kryesore iu la nënshkruesve të marrëveshjes dhe ministres Balluku teksa Rama dhe Pompeo nuk patën asnjë fjalë rasti.

Takimi i radhës ishte organizuar në një sallë ngjitur nga parlamenti i Shqipërisë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – SHBA ku Pompeo dha disa mesazhe. Ai theksoi marrëdhëniet e mira mes 2 vendeve pas 1 shekulli nga vendosja e tyre. Pompeo nënvizoi që ambasadorja Yuri Kim është një e emëruar nga Trump dhe që vijon të punojë për administratën Biden. Ai tha se pavarësisht se kush ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, mbështetja për Shqipërinë ka qenë po njëlloj.

“Që nga 1922, marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera. Shumë gjëra kanë ndodhur. Përkushtimi vijon njësoj. Faleminderit që punoni krah SHBA dhe që jeni miqtë tanë. Jam për 100 vjetorin, ju lutem më bëni një ftesë për 125 vjetorin”, – tha Pompeo.

Ai që gjeti rastin për t’a përdorur këtë takim për politikën e brendshme ishte Enkelejd Alibeaj që shigjetoi lëvizjen e Sali Berishës.

“Mbetjet e mentalitetit të diktaturës komuniste, pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit tonë me ShBA. Edhe sot ka ende të tillë. Ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës.

Kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t’ia humbin rrugën edhe Shqipërisë. Nuk do t’ia dalin. Nuk do t’ia dalin sepse kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe historinë e tyre mbi 100-vjeçare”, – tha Alibeaj që gjithashtu nuk e humbi mundësinë për një foto në krah të Pompeos. Në takim merrte pjesë edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim.

A ishte kjo një mbështetje për kundërshtarët e Berishës në PD? Evi Kokalari ka publikuar një mesazh nga Jim Richardson që sipas saj është drejtor ekzekutiv i Pompeos.

“Sekretari Pompeo bëri një seri fotosh me të gjithë që ndodheshin në sallë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes. Pranimi i tij për një fotografi nuk barazohet me miratimin ose mbështetjen për ndonjë lider apo grup politik. Ai u tregua i sjellshëm gjatë kësaj ceremonie të rëndësishme” – thuhet në mesazhin e publikuar nga Kokalari në Facebook.

Vetë Pompeo, në të vetmin mesazh të publikuar në Twitter për qëllimin e vizitës në Tiranë thotë se ka qenë takimi me komunitetin iranian që jeton këtu.

“Udhëtova sot në Shqipëri për të folur me komunitetin iranian atje. Ata kanë të drejtë t’u rezistojnë mullahëve dhe të punojnë për të ofruar atë për të cilën populli iranian po kërkon dhe po proteston: lirinë e qytetarëve të Iranit nga zgjedha tiranike e regjimit” – shkroi Pompeo në Twitter, citon lapsi.al.

Ndërsa agjencia e lajmeve BIRN zbuloi se vizita në fakt lidhej me nënshkrimin e marrëveshjes për gazin mes kompanisë shqiptare Albgaz dhe asaj bullgare Overgas, 50% e së cilës pritet të blihet nga kompania amerikane “Linden Energy”. Ish-sekretari i shtetit është kryetar i bordit të Këshillimit të kompanisë “Linden Energy”. I pyetur nga BIRN për vizitën e Pompeo në Tiranë, Presidenti i Linden Energy, Stephen Payne tha se udhëtimi dhe qëndrimi i tij ishin paguar nga kompania ndërsa shtoi se siguria “është marrë përsipër nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vrasja brutale e studentes 21-vjeçare në Egjipt trondit botën arabe

Vrasja brutale e studentes 21-vjeçare në Egjipt trondit botën arabe

Publikuar më 25.06.2022
Vrasja brutale e një vajze në mes të ditës në një rrugë të E...

Vrasja brutale e një vajze në mes të ditës në një rrugë të Egjiptit ka tronditur botën arabe, duke sjellë në qendër të vëmendjes krizën e dhunës me bazë gjinore në vend.  21-vjeçarja Naira Ashraf u ther për vdekje të hënën nga një burrë të cilin e kishte refuzuar, sipas prokurorëve egjiptianë të cilët thanë se […]

Lexo më shumë

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Publikuar më 25.06.2022
Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carr...

Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut sapo fotoja e saj ra në tavolinën e shefit të agjencisë më të madhe të modeleve. Në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi me ‘Elite Model Management’ – ku janë krijuar gjithashtu supermodelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Helena Christensen, shkruan në […]

Lexo më shumë

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Publikuar më 25.06.2022
Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para...

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë. Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb […]

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Publikuar më 25.06.2022
“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata ...

“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata e Lartë të premten ishte një rrufe ligjore, politike dhe shoqërore që meriton termin e mbipërdorur “historik” sepse do të ndryshojë jetën në shumë mënyra, shumë ende të panjohura.” Kështu hapet artikulli i medias së njohur amerikane “CNN” pas vendimit të Gjykatës së Lartë […]

Lexo më shumë

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

Publikuar më 25.06.2022
Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqe...

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute. Ka arritur deri aty problematika saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin […]

Lexo më shumë

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

Publikuar më 25.06.2022
Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita ...

Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e […]

Lexo më shumë

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Publikuar më 25.06.2022
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezulta...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen […]

Lexo më shumë

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për ...

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë […]

Lexo më shumë