Kush do ta ndalojë zbrazjen e vendit nga rinia

Ermelinda Lupi
Kryetare e Forumit Rinor të partisë ZGJIDHJA
Raportit Kombëtar “Rinia në Shqipëri”, që do të publikohet më 12 Gusht 2018, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Rinjtë thotë se Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë (2015-2020) ka mbetur thuajse tërësisht i pazbatuar dhe se rinia nuk është prioritet për qeverinë dhe bashkitë në Shqipëri. Sipas raportit, rreth 81% e organizatave rinore deklarohen se nuk kanë mbështetjen e qeverisë për promovimin dhe fuqizimin e programeve të nxitjes së punësimit të të rinjve. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) thotë se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për papunësinë e të rinjve dhe rreth 70% e tyre kërkojnë të emigrojnë në një vend të BE-së, ndërsa 73% e tyre nuk gjejnë mbështetjen e qeverisë në përfaqësimin e tyre në proceset vendimmarrëse dhe strukturat e qeverisjes vendore.
Të rinjtë janë përdorur dhe po përdoren vetëm si sfond politik nga partitë e qeveritë dhe, edhe pse përbëjnë rreth 35% të popullsisë, qeveria, vitin e shkuar, financoi 0.01% të buxhetit të shtetit për ta. ZGJIDHJA do ta përmbysë këtë gjendje të mjeruar të rinisë shqiptare. Ajo do të ndalojë hemoragjinë që po zbraz vendin nga pjesa më aktive e popullsisë dhe do t’i japë fund planit ogurzi të qeveritarëve për të sunduar përjetësisht këtë vend të mbushur me pleq të sëmurë dhe të pamundur, njerëz të dorëzuar dhe fëmijë. ZGJIDHJA në pushtet do të ngrejë një ekonomi të zhvilluar që do të mund të garantojë rritje të shpejtë, mirëqenie dhe pasuri për qytetarët, reduktim të borxhit publik dhe punësimin e rinisë dhe forcave aktive në vend që ato të mos marrin rrugët e botës dhe të zbrazin atdheun.
#ZgjidhjaPërRininë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet