Kurti: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Në një tubim elektoral me emigrantët në Berlin, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet, e si rezultat i kësaj, ai do të bëhet kryeministër ndërsa Vjosa Osmani e LDK-së do të bëhet kryeparlamentare. I pyetur se a është i mundur një koalicionin me LDK-në dhe a pranon edhe ndonjë post tjetër përveç kryeministrit, Kurti ka thënë se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet. Me 6 tetor ne fitojmë dhe përveç se unë bëhem kryeministër, Vjosa Osmani bëhet kryeparlamentare”, ka thënë Kurti. Ndërkaq Kurti ka thënë se si kryeministër i vendit nuk do të donte të kishte një opozitë si dikur Vetëvendosja, pasi sipas tij kjo nuk do të jetë e nevojshme. “Unë do të jem kryeministër i një qeverie të mirë, progresive, e cila do ta bëjë të panevojshme një opozitë si puna ne Vetëvendosjes në legjislaturat 4, 5 dhe 6. Po është e vërtetë se si Kryeministër i Kosovës s’do të doja ta shihja një opozitë si Vetëvendosja dikur”, ka thënë Kurti.

Kurti merr përkrahje nga deputetë të Bundestagut gjerman

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së fundmi ka marrë përkrahje të hapur nga disa deputetë të Bundestagut Gjerman. Kryetari i grupit parlamentar të Evropës Juglindore, Josip Juratoviç (SPD), dikur tejet kritik ndaj Vetëvendosjes dhe ish-liderit të saj, ka thënë për Deutsche Ëelle-n se Albin Kurti, “i ka idetë e duhura për ta nxjerrë Kosovën nga kjo gjendje që sundon prej disa dekadash e ku pushteti ka mbetur në dorë të një klike të dalë prej luftës e që nuk ka qëllim tjetër veç mbajtjen e pushtetit”. Josip Juratoviç dhe Albin Kurti diskutuan të mërkurën në Berlin për të ardhmen e Kosovës, në një panel të përbashkët, të organizuar nga  Fondacioni gjerman “Friedrich Ebert” dhe dega gjermane e Institutit Aspen. Njëkohësisht edhe deputeti tjetër socialdemokrat nga Bundestagu, Stefan Schëarte, mbajti një fjalë të shkurtër në tubimin zgjedhor në Berlin-Neukölln, që u mbajt të mërkurën në mbrëmje ku i inkurajoi shqiptarët e diasporës që të votojnë për Albin Kurtin. Krahas Kurtit, në tubim folën edhe drejtuesi i grupit parlamentar të VV, Glauk Konjufca dhe kandidatja e re për deputete, Mevlyde Hyseni, si dhe drejtuesi i fondacionit Friedrich Ebert në Prishtinë, Frank Hantke.

Kongresmeni amerikan: Ka 20 vjet që po mbrojmë sovranitetin e Kosovës

Senatori republikan, Warren Davidson, është përshirë në një debat në ‘twitter’, rreth punës që bënë ushtria amerikane dhe rreth ruajtjes së kufijve të shtetit. Ai ka reaguar ndaj një deklarate në të cilën kundërshtohej ndërtimi i mureve në kufijtë e SHBA-së, saktësisht bëhet fjalë për murin kufitar me Meksikën. “Ndoshta ushtarët tanë do të ishin më të aftë për t’i kryer misionet e tyre, nëse resurset, nuk do të shfrytëzoheshin për të ndërtuar një mur”, ka qenë fjalia që ka nxitur reagimin e kongresmenit Davidson. Warren Davidson më pas ka thënë që pse duhet kundërshtuar ruajtja e sovranitetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur ky shtet ka 20 vjet që ruan sovranitetin e Republikës së Kosovës. “Amerika e ruan sovranitetin e Kosovës për 20 vjet. Pse e kundërshtoni Amerikën që po e mbron sovranitetin e Amerikës?”, ka shkruar Davidson në twitter.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet