Kurti përkujton Hasan Prishtinën: Njeriu pa kombin është asgjë, pa brezat e ardhshëm shuhet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar sot politikanin shqiptar Hasan Prishtina, në 86-vjetorin e vrasjes.

“Sot shqiptarët përkujtojnë Hasan Prishtinën, një nga kolosët e politikës shqiptare. Hasan Prishtina vdiq 86 vite më parë, i vrarë pabesisht me porosi të atyre që e donin Shqipërinë e ndarë që ta sundonin më lehtë”, shkruan Kurti në “Facebook”.

“Prishtina pati thënë ‘Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet;. Nga kjo thënie, pa u zgjatur shumë dua të nxjerr thelbin. Pa rininë, neve na shuhet substanca. Është detyrë kombëtare, amanet i të parëve, program i rilindasve, që të kujdesemi dhe të punojmë për rininë”.

“Pushteti i hajnisë e ka dëmtuar rininë tonë, e ka lënë pa shkolla e pa punë, po e përzë jashtë vendit. Hasan Prishtina na ka treguar se kjo e çon kombin në shuarje. Si vijues së punës e projektit të tij, ne sot kemi detyrën t’ia kthejmë rinisë shpresën e besimin te e ardhmja në Kosovë”, shton kreu i VV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet