×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kurti dhe Vuçiç përballë njëri-tjetrit/ Nis takimi në Bruksel, Borrell: E dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë  

Takimi në Bruksel, mes Kurtit dhe Vuçiç po mbahet me ndërmjetësimin e Josep Borrell, shefit të diplomacisë evropiane. Përfaqësuesi serb në dialog, Petar Petkoviq për mediat serbe tha në Bruksel se ata janë të shqetësuar për shkak të bashkëpunimit të ngushtë mes BE dhe SHBA, por do të vazhdojnë betejën për interesat e tyre. Nga pala e Kosovës deri tani askush nuk është prononcuar.

Më parë Borrell ka biseduar në takime të ndara fillimisht me delegacionin e Kosovës e më pas me atë të Serbisë. Të martën u takua fillimisht kryeministri Kurti me të ngarkuarin e BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosav Lajçak. Më pas presidenti serb, Vuçiç me dy përfaqësuesit e BE dhe në fund filloi takimi trilateral, mes Josep Borrell e Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Borrell: E dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë

Para takimit, i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell publikoi një deklaratë.

“Sot bashkë me Miroslav Lajçak do të jemi nikoqirë të një takimi të ri të nivelit të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Jam i lumtur që po ndodh në kohën kur Bashkimi Europian do të takohet me presidentin Joe Biden këtu në Bruksel. Është kënaqësi të takoj dhe të mirëpres në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo shumë kohë pas vizitës bilaterale në Bruksel.”

Borrell theksoi, se i ka inkurajuar të dy që të vazhdojnë me takimet në kuadër të dialogut, pa vonesa, dhe me fokusin për të prodhuar rezultate pavarësisht të gjitha pengesave ekzistuese. “Ne e dimë se ky dialog nuk do të jetë i lehtë, por ky proces dhe përkushtimi i sinqertë nga të dyja palët është i nevojshëm për të mirën e popullit të Kosovës dhe Serbisë. Le të jemi të qartë – dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt të ardhmes europiane për të dyja vendet.”/DW

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Serbia blen gati gjysmë miliardë euro pajisje ushtarake, merr nga Rusia sistemin raketor anti-tank

Serbia blen gati gjysmë miliardë euro pajisje ushtarake, merr nga Rusia sistemin raketor anti-tank

Publikuar më 28.01.2022
Serbia do të shpenzojë këtë gati gjysmë miliardë euro për ar...

Serbia do të shpenzojë këtë gati gjysmë miliardë euro për armë dhe pajisje ushtarake. Një arsenal modern si ky sistem raketor antitank rus ‘Kornet’. Sipas qeverisë serbe nuk bëhet fjalë për t’u përballur me kërcënime të reja por për përshtatjen dhe modernizimin e mbrojtjes së saj. “Serbia nuk përbën kërcënim për askënd, ajo po armatoset […]

Lexo më shumë

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 milionë euro pasuri

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 milionë euro pasuri

Publikuar më 28.01.2022
Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali! Mediat i...

Shkatërrohen dy grupe kriminale shqiptare në Itali! Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar pasuri me vlerë deri në 2 mln euro që përfshijnë makina, pasuri të paluajtshme dhe para të thata. Pasuritë i përkasin dy grupeve kriminale me origjinë shqiptare që trafikon drogë në territorin e Venetos. Hetimi përfshiu 33 persona […]

Lexo më shumë

Ditë e zezë në Greqi/ 107 vdekje në 24 orët e fundit, 22,362 raste të reja dhe 605 të intubuar nga COVID-19

Ditë e zezë në Greqi/ 107 vdekje në 24 orët e fundit, 22,362 raste të reja dhe 605 të intubuar nga COVID-19

Publikuar më 28.01.2022
Greqia bëri të ditur se rastet e reja të konfirmuara laborat...

Greqia bëri të ditur se rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit janë 22.362, nga të cilat 84 janë zbuluar pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 1.890.296 (ndryshim ditor + 1.2%), nga të cilët 49.8% janë meshkuj. Nga rastet e […]

Lexo më shumë

“Nuk kemi pasur marrëdhënie seksuale, thjesht e kam pritur”/ Si ra në kurth e mitura 14-vjeçare

“Nuk kemi pasur marrëdhënie seksuale, thjesht e kam pritur”/ Si ra në kurth e mitura 14-vjeçare

Publikuar më 28.01.2022
Një mik i familjes që priti studenten 14-vjeçarer në hotelin...

Një mik i familjes që priti studenten 14-vjeçarer në hotelin për të kaluar natën pa kryer marrëdhënie seksuale, u tha autoriteteve se ai është 40-vjeçari nga periferia perëndimore i cili u arrestua dhe u ndalua në paraburgim pas një operacioni policor të Departamentit të Sigurimit të Greqisë. Siç zbuloi protothema.gr, personi i cili u kap […]

Lexo më shumë

Kosova regjistroi 3,600 të infektuar dhe 4 humbje jete në 24 orë

Kosova regjistroi 3,600 të infektuar dhe 4 humbje jete në 24 orë

Publikuar më 28.01.2022
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3.617 të infe...

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3.617 të infektuar me koronavirus nga 13.928 testime të kryera. Po ashtu, ministria e Shëndetësisë në vend ka bërë të ditur se si pasojë e Covid-19, brenda ditës kanë ndërruar jetë katër qytetarë. Kurse, numri i qytetarëve të shëruar për sot ishte 1.344 . NJOFTIMI  28 […]

Lexo më shumë

Bërnabiç: Kurti votoi në Shqipëri, prandaj serbëve duhet t’u lejohet votimi më 3 prill

Bërnabiç: Kurti votoi në Shqipëri, prandaj serbëve duhet t’u lejohet votimi më 3 prill

Publikuar më 27.01.2022
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, në një intervistë për...

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, në një intervistë për RTS, ka folur për takimet dhe diskutimet që ka pasur gjatë qëndrimit në Bruksel. Bernabiç ka thënë se ka ngritur temën e vendimit të Republikës së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë. “Ne kemi folur më së shumti rreth asaj se si të […]

Lexo më shumë

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Pse mafia shqiptare dhe italiane ‘strehoet’ në Dubai? Flet kriminologu: Ja si trafikantët e drogës komandojnë gjithçka nga Dubai dhe pse nuk i ekstradojmë dot

Publikuar më 27.01.2022
Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si m...

Kriminologu dhe njëherësh juristi italian ka rrëfyer se si mafia shqiptare dhe ajo italiane kanë gjetur parajsën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një intervistë për Rai News Vincenzo Musacchio* thekson se vendet si Dubai janë shndërruar në pikën më strategjike të trafikantëve të drogës të cilët kontrollojnë gjithçka që andej dhe madje investojnë në […]

Lexo më shumë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Një 9-vjeçar humb jetën si pasojë e koronavirusit në Kosovë

Publikuar më 27.01.2022
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima ng...

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, pandemia nuk ka kursyer as fëmijët. Një djalë 9-vjeçar nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin. Ndër të tjera, kanë humbur jetën dhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi […]

Lexo më shumë