Kur trupi njeriut thotë “nuk mundem më “, këto janë sinjalet

Shumica prej nesh fillojnë të ëndërrojnë për pushimet tona të ardhshme që në ditën e parë pas kthimit në punë dhe këtu nuk ka asgjë të gabuar. Puna është shpesh një stres që ne pa vetëdije e luftojmë gjatë gjithë kohës. Sidoqoftë, ka shenja fizike që tregojnë se ju duhet të bëni një pushim pasi stresi po ju mbyt.

Ja cilat janë 8 sinjalet më të shpeshta:

  1. Dhimbje koke

Trupi juaj mund të sinjalizojë se duhet të pushoni nëse ndjeni shqetësime në kokën tuaj. Ngarkesa e punës shumë e madhe shpesh rezulton në dhimbje të moderuara dhe të rënda në kokë, qafë dhe sytë.

Për më tepër, një nivel i lartë i stresit mund të çojë në sulme të migrenës.

  1. Problemet me tretjen

Kur truri juaj punon për një kohë të gjatë, sistemi tretës vuan më së shumti. Në fakt, ai zhytet në një lloj shoku.

Pasoja më e zakonshme e kësaj gjendje është Sindroma e Zorrëve të Irrituara që shoqërohet me probleme të zorrëve dhe dhimbje në zona të ndryshme të stomakut.

  1. Ftohjet e shpeshta

Stresi rrit rrahjet e zemrës tuaj, duke përshpejtuar qarkullimin e gjakut. Kjo dhe rritja e presionit të gjakut së bashku mund të shkaktojnë probleme të imunitetit, gjë që rezulton në ftohjet e shpeshta.

  1. Pesha e trupit jokonsistente

Stresi i rëndë shpesh çon në një shtim të shpejtë të peshës. Kjo shkaktohet nga rritja e hormonit të kortizolit që ju bën të dëshironi të hani çdo gjë që keni afër. Akumulimi i karbohidrateve të thjeshta në ushqimet tuaja gjithashtu çon në peshë të tepërt.

  1. Dhimbje të stomakut

Ne e përmendëm që sistemi juaj i tretjes vuan kur jeni të stresuar, kështu që dhimbjet e stomakut dhe të përzierat mund të jenë simptoma të mungesës së pushimit.

  1. Lodhja

Nëse uleni dhe e keni shumë të vështirë thjesht të ngriheni si dhe gjithmonë keni vështirësi edhe të bini në gjumë, atëherë dijeni se lodhja e vazhdueshme është gjithashtu një shenjë e një ngarkese shumë të madhe pune.

  1. Dhimbje kraharori

Dhimbjet e gjoksit dhe dhimbjet e shkaktuara nga stresi shpesh nuk kanë asnjë lidhje me zemrën dhe janë me origjinë të pastër neurologjike. Nëse shpesh përjetoni dhimbje të mprehtë në gjoks, provoni së pari që të relaksoheni.

Megjithatë, mos harroni se stresi në fakt mund të çojë në dobësim të zemrës, prandaj sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj nëse keni dyshime për probleme me zemrën.

  1. Rënie e aktivitetit seksual

Truri pushon së prodhuari elemente kimike të mjaftueshme përgjegjëse për nxitjen seksuale, aq shumë saqë një person mund të humbasë çdo dëshirë për të kryer marrëdhënie.

Nëse ju ose partneri juaj përjetoni këtë lloj problemi, mos harroni se një pushim i mirë mund t’i rregullojë gjërat përsëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet