×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kur Sojlinjtë e Politikës janë kthyer në ca Sojsëzë

Pirro Prifti

Ngarjet dhe transformimet më të çuditshme ndodhën gjatë kësaj periudhe të shkurtër të kalimit nga diktatura në demokraci, në të cilën u përmbysën shumë koncepte, ide dhe e zhveshën individin që jetonte në periudhën e diktaturës si një individ të cilin Partia do ta transformonte në `njeriun e ri`, por se në fakt mbeti një individ që në psikiatri quhet `personalitet i shumëfishtë`, pikërisht se përpiqej në atë kohë të fshihte personalitetin e tij të vërtetë për shkak të presionit të diktaturës.

Më interesant është fakti se drejtues dhe miq e farefis të tyre të asaj kohe u caktuan nga Pamiz Alia në drejtimin e katër partive të reja në fillimet e vitit 1991 (të cilat pas 30 viteve u shumuan në 117 parti), në fakt ishin të ashtuquajturit Sojlinjtë e asaj kohe tek të cilët populli i shihte si e ardhmja e drejtimit demokratik të vëndit populli i të cilët thërriste në atë kohë `E duam Shqipërinë si Europa`.

Pavarësisht se janë fjalë turke të cilat përkthehen si Fisnik për fjalën SOYLI, dhe bastard për fjalës SOYSUZ, këto fjalë mund të përcaktonin ndoshta përkohësisht, më saktë veprimet dhe punët aspak të ndershme të politikanëve dhe miqve të tyre si biznesmenë.

Metamorfoza e tyre nga Sojlinj në Sojsëzë gjatë këtyre viteve të tranzicionit ndodhi pikërisht për shkak se ideologjia komuniste dhe idealizmi për atë sistem dështoi dhe njerëzit u deziluzionuan. Gjithashtu në atë kohë u krijua një boshllëk ideor apo më mirë një vakum që ngjan me atë kur vdes prindi dhe fëmijët për një çast mendojnë se ka humbur gjithçka, por pasi e marrin vehten shohin perspektivën.

Kjo perspektivë në Shqipëri shumë shpejt shkatërroi idealizmin dhe u zëvëndësua me një perëndi të re -Paraja. Lufta për tu pasuruar dhe për të krijuar klasën e re të të pasurve u ashpërsua shumë derisa ndodhi `97, ku të gjithë ishin bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, sepse të gjithë pak a shumë shkelën ligjin duke zaptuar toka, duke marrë nga pasuria shtetërore, duke mbjellë hashash, duke u larguar masivisht nga Shqipria për shkak të mungesës së ligjit dhe të standarteve që kuhtetuta konfirmon, duke i hapur rrugë kriminalitetit, dhunës, sex-it dhe duke pranuar dogma perëndimore në kundërshtim me fenë si LGBTQ. E përse? Pikërisht për tu pasuruar.

Sojlinjtë e djeshëm që lexonin Marksin e Leninin, që lexonin fshehurazi Trockin me idenë e `Revolucionit permanet` në librin e tij `Literature and Revolution` by Leon Trotsky (Haymarket 1923; 2005) , apo `Një djalë një bir, një luftëtar` të tijin, që përpiqeshin të imitonin diktatorin i cili lexonte libra që nuk mund ti lexonin atëherë si ` Inkuizitore dhe Rebelë` të Jan Husit, apo Makiavelin, tashti pas shumë vitesh filluan të lexojnë kritikën e komunizmit në librat `The Last Resistance` by Jacqueline Rose (Verso 2007; 2017).

Ndryshimi i ideve dhe adhurimi i një Perëndie të re si `PARAJA`, në vënd të Perëndisë së vërtetë, kalimi në ateistë dhe në liberale apo neoliberalë nën ndikimin e neo-liberalizmit i transformoi Sojlinjtë e diktaturës dhe sojlinjtë e rinj që po formojnë klasën e pasur por që nuk lexojnë fare libra dhe në vënd të tyre informohen nga celulari sot lexojnë opozitarin rus të pëlqyer nga perëndimi si Aleksandër Dugin, bir i gjeneralit të famshëm rus Dugin i kohës së WW2, një autor i shumë librave por më i lexuari është `The Rise of the Fourth Political Theory`, Arktos (2017)- Aleksander Dugin, por dhe një nga librat e neoliberalizmit “Kapitalizmi dhe liria” me autor Milton Friedman i botuar që në vitin 1962. Ky transformim për keq i konvertoi në

Sojsëzë këtë kategori, së bashku me sojsëzët e zakonshëm që shoqëria kapitaliste ka me shumicë rrugëve në administratë tek privatët brënda dhe jashtë shtetit.

Sidoqoftë transformimi i Sojlinjve të dikurshëm plot ide përparimtare e plot idealizëm , të cilët mendonin se si shoqërinë e diktaturës ta kthenin në një shoqëri të demokracisë perëndimore ku të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të pronës të respektoheshin, në ca Sojsëzë të neveritshëm, ku sojsezllëkun e tyre e mbulonin me kostume e rroba e mallra të shtrenjta, ku make-up-i dhe patinimi dhe depilimi i lëkurës dhe i fytyrës nuk mund të hiqnin qelbsirrllëkun me të cilin ishte mbushur shpirti i tyre që në momentin kur PARAJA u bë Perëndia e tyre e re. Këtë pisllëk moral dhe material që shprehej në mitmarrje, korrupsion, marëdhënie me kurtizanet, drogë, madje dhe vrasje politike për hir të pasurimit, po dëmton shoqërinë shqiptare.

Gjithmonë e më shumë mendoj se ky kalim i shëmtuar i Sojlinjve klasikë shqiptarë apo i të ashtuquajturve elitë politike dhe sociale, madje edhe i atyre pseudo-Sojlinjve, qofshin mediakë apo të të ashtuquajturave shoqëri civile në Shqipëri ndoshta dhe pedagogë- në Sojsëzë të zakonshëm që sot gjënden kudo në Shqipëri, sigurisht po pengojnë shoqërine e sakatuar shqiptare nga emigrimet masive të ecë përpara, aq sa sot po mendojmë se sojlinjtë e religjioneve janë shënjtorë, karshi pisllëkut social që po sjellin sojlinjte e konvertuar në sojsëzë apo kripto sojsëzët që hiqen si sojlinj por se janë po aq të poshtër e gjakpirës si dhe të mëparshimit.

Shpresojmë që politika shqiptare të vetëpastrohet apo të pastrohet me ndihmën e institucioneve të huaja nga hija e këtyre sojlinjve dhe pseudo sojlinjve të së kaluarës që po pengojnë Shqipërinë të bëhet një shtet me rregulla dhe ligje që zbatohen, që po pengojnë Shqipërinë të bëhet një shtet që bën ligje dhe rregulla në respekt të lirisë dhe të drejtave për pronën, punën e ndershme, për paga dinjitoze, për një Shqipëri ku të mos largohen njerëzit sepse nuk ka punë apo rregull, për një Shqipëri pa LGBTQ (IU), pa tutorë femrash, pa drogë , ku femra të jetë e emancipuar , dinjitoze, dhe jo e gënjyer nëpërmjet të ashtuquajturit `revolucionit seksual` apo perversitete e lakuriqsi që hiqen si modernizëm, për një Shqipëri ku tradita dhe toleranca fetare, bashkëpunimi, mikpritja dhe njerzillëku, etika morale, të mbizotërojnë, dhe për një Shqipëri që të zgjedhë njerëzit më të mirë të mundshëm, e ku vota të mos tjetërsohet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Ish-modelja Carré Otis tregon përdhunimet dhe drogimin e detyruar: Drejtori kishte të gjithë pushtetin dhe unë nuk mund të rezistoja

Publikuar më 25.06.2022
Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carr...

Me fytyrën e saj impresioniese, dikur modelja aspirante Carré Otis u kontaktuar nga agjentët e modelingut sapo fotoja e saj ra në tavolinën e shefit të agjencisë më të madhe të modeleve. Në moshën 16 vjeçare ajo nënshkroi me ‘Elite Model Management’ – ku janë krijuar gjithashtu supermodelet si Naomi Campbell, Cindy Crawford e Helena Christensen, shkruan në […]

Lexo më shumë

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Masakër në një ‘gay-bar’ në Oslo, dy të vdekur dhe 14 të plagosur

Publikuar më 25.06.2022
Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para...

Dy persona janë vrarë dhe 14 të tjerë u plagosën orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal homoseksualësh në Oslo të Norvegjisë. Policia ka bërë me dije se një person i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar dhe janë sekuestruar dy armë. Policia e armatosur rëndë e pajisur me jelek antiplumb […]

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Gjykata e Lartë pendohet pas 50 vitesh, rikthen ligjin që ndalon abortin në SHBA

Publikuar më 25.06.2022
“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata ...

“Përmbysja e së drejtës së një gruaje për abort nga Gjykata e Lartë të premten ishte një rrufe ligjore, politike dhe shoqërore që meriton termin e mbipërdorur “historik” sepse do të ndryshojë jetën në shumë mënyra, shumë ende të panjohura.” Kështu hapet artikulli i medias së njohur amerikane “CNN” pas vendimit të Gjykatës së Lartë […]

Lexo më shumë

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

I bënë shantazh me video, historia dramatike e nxënëses së mitur në Kamëz që u detyrua të vidhte edhe mësuesen

Publikuar më 25.06.2022
Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqe...

Një nxënëse në një shkollë në Kamzë është gjobitur nga shoqet e saj deri aty sa është shtyrë që të kthehet në një hajdute. Ka arritur deri aty problematika saqë ajo në një rast vodhi çantën e mësueses mbasi nuk po siguronte para për të mbuluar kërkesat e shoqeve të klasës, të cilat kishin mësuar sekretin […]

Lexo më shumë

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

E shpëtoi trajnerja pasi i ra të fikët në pishinë, Federata përjashton notaren nga kampionati

Publikuar më 25.06.2022
Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita ...

Federata Ndërkombëtare e Notit ka përjashtuar notaren Anita Alvarez nga Kampionati botëror, pas incidentit që ndodhi në provat gjenerale përpara garës së Budapestit. Notarja amerikane shpresonte të merrte pjesë në finalen e ekipit pasi i ra të fikët në pishinë, por nuk është lejuar. 25-vjeçarja u shpëtua nga trajnerja spanjolle, Andrea Fuentes dhe kjo e […]

Lexo më shumë

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Shqiptarët më pesimistët për të ardhmen në Ballkan, 42% duan të ikin

Publikuar më 25.06.2022
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezulta...

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi sot rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Rezultaet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen […]

Lexo më shumë

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Vota në parlament për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, Rama: U shpëtua fytyra e Bullgarisë dhe e BE-së

Publikuar më 24.06.2022
Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për ...

Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë […]

Lexo më shumë

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Shoferi parkon ‘Range Rover-in’ mbi ‘Golf’, policia e Londrës në alarm

Publikuar më 24.06.2022
Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të sh...

Policia e Londrës ka nisur një hetim pas raporteve për të shtëna me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Por policia është shtangur kur është hasur me një aksident “të çuditshëm.” Një Range Rover u gjet e parkuar mbi një makinë tjetër. Policia shkoi rreth orës 19:00 në një rrugë në periferi të West Hampstead, në veriperëndim të Londrës […]

Lexo më shumë