Kur kryeprokuroren e mbrojnë nga… gazetarët!

Mentor Kikia

Dy njerëz kanë qenë duke bërë punën e tyre këtu. Njëri është truprojë dhe ka për detyrë të mbrojë prokuroren e përgjithshme nga kërcënimet që mund ti vijnë për shkak të detyrës. Tjetri është gazetar, Renaldo Salianji i televizionit Klan Plus, dhe ka për detyrë të informojë publikun për çfarë ndodh. Në këtë rast ai donte ta pyeste prokuroren: A do të hetohen përgjegjësitë administrative lidhur me mungesën e kushteve të sigurisë në aeroportin e Rinasit?

Por i pari, truproja, duke përfituar edhe nga fakti se është më i fuqishëm, e shtyn, e përzë, e flak tutje atë të dytin, gazetarin. Sepse ai po këmbëngulte me një pyetje për të cilën prokurorja nuk dëshironte të fliste. Të kuptohemi, çështja e grabitjes është kaq shumë e ndjeshme sa duhet ti zësh jo derën e sallës së konferencës, por edhe derën e shtëpisë prokurores, ministrit, drejtorit të policisë…

Profesioni i këtij gazetari quhet pushtet, dhe është vetëm një shkallë më poshtë pushtetit të prokurores. Por arroganca nuk pyet dhe ajo demonstrohet më hapur, kur frika për përgjegjësinë është më e madhe.

Zonja Kryeprokurore! Një ndjesë e vogël, në emër të sjelljes së truprojës tuaj, do të ishte një veprim qytetar. Ai nuk është një truprojë, por vetëm një burracak. Ndërsa ju nuk duhet të ndjeheni e sigurtë nën ruajtjen e atij që ju mbron nga gazetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Edhe unë

Koço Kokëdhima Nisma #Edheunë, e frymëzuar nga deklarata e mjeshtrit të mirënjohur Bujar Kapexhiu për të bojkotuar 30 qershorin, prej ditësh…

Abissnet