Kur grabitja të shkon si mos më keq! (Video)

Publikuar më 08. 01. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Një djalë i ri hyn në një dyqan celularësh në Teksas, SHBA dhe paralajmëron klientët se “kjo është një grabitje”, ndërsa shkon te kasa për të marrë paratë dhe mbetet i mbyllur brenda.
Ky episod qesharak tregohet nëpërmjet filmimeve nga kamerat e sigurisë. Ndërsa të gjithë dalin, ai shkon te kasaforta dhe përpiqet të kërkojë para dhe gjera me vlerë për t’i marrë me vete, por dera mbeti e mbyllur.
Grabitësi “i pafat”, përpiqet me të gjitha mënyrat për të dalë nga lokali, nis të shtyjë me sup derën dhe përdor mjete rrethanore për ta rrëzuar dhe në fund, i lutet nga brenda dyqanit kalimtarëve, duke u ulur në gjunjë: “Më ndihmoni”. Deri në fundin e pashmangshëm, me ardhjen e policisë.
Grabitësi, John Bell, 22 vjeç, kishte grabitur në të njëjtin dyqan pak ditë më parë duke marrë prej andej 2 mijë dollarë dhe disa celularë, siç ka treguar pronari i dyqanit, Basit Mian. “Ka qenë gruaja ime, ajo që mbylli derën me çelës, pasi i nxori të gjithë klientët jashtë dhe njoftoi policinë”, ka thënë ai.