Kur Çelsi refuzonte Mbapen, ndërsa nëna e ndjente se do të bëhej një yll

Sot është një ndër lojtarët më të mirë në botë, dhe u transferua të PSG-ja për 180 milionë euro, por dikur Kilian Mbape ishte shumë pranë Çelsit.

“Goal.com” raporton sot se 19-vjeçari francez ishte provuar dikur te Çelsi, por drejtuesit nuk ishin të bindur nëse duhet ta mbanin.

I dalë nga akademia e Monakos Mbape u ktheu menjëherë në një makineri golash, duke kaluar te gjigantët e PSG-së dhe duke fituar Kupën e Botës me Francën.

Duket gati e pabesueshme që dikur Blutë e Londrës kishin kërkuar që sulmuesi të vinte në klub për një provë tjetër, kërkesë që është refuzuar nga nëna e tij. Historia është rrëfyer nga ish-vëzhguesi i Çelsit, Daniel Boga, duke u bërë lajm në të gjithë mediat ndërkomëtare.

“Ai luajti në një ndeshje kundër Çarltonit dhe fituam 7-0. Një javë më pas, e ftuam në zyrë dhe i thamë që i vlerësonim cilësitë e tij, por duhet të vinte edhe një herë tjetër në provë. Më kujtohet reagimi i nënës së tij në gjuhën franceze dhe mua më duhej ta përktheja. Ajo tha: ‘Më dëgjo, djali im nuk do të vijë më, nëse ata e duan, duhet ta marrin tani, në të kundërt, pas 5 vitesh do t’u duhet të paguajnë 50 milionë paund”, rrëfen ish-vëzhguesi i Bluve të Londrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet