Kupa e Shqipërisë, Tirana e Ze Marias triumfon përballë Vllaznisë

Tirana ka triumfuar sot me shifrat 2-0 ndaj Vllaznisë në përballjen e parë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, për fazën e 1/8-ave.

Të besuarit e Ze Marias kanë hedhur një hap drejt çerekfinaleve, por më parë duhet të luajnë edhe sfidën e dytë në “Loro Boriçi”.

Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërkohë në të dytën bardheblutë gjetën dy herë rrjetën, fillimisht përmes sulmuesit Greca e mandej vulosi shifrat mbrojtësi Wellison.

Tirana shënoi një gol pjesën e parë, i cili u anulua nga arbitri Laver Alla pasi vinte pas një ndërhyrje të gabuar.

 

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet