Kupa e Botës, Maradona dhe Franca “KO”, sa surpriza në ndeshjet inauguruese

Njëri quhej Erwin Vandenbergh, ishte aq i gjatë sa një plep dhe shumë i dobët, luante si sulmues i avancuar tek Belgjika, dhe ishe ai që shënoi golin që mposhti Maradonën në Botërorin e tij të parë me Argjentinën, kampion bote në fuqi. Ishte viti 1982, Botërori luhej në Spanjë. Tjetri quhej Nasko Sirakov dhe pesë minuta minuta nga fundi i një ndeshje të mërzitshme, nga hiçi shënoi golin që i dha barazimin Bullgarisë kundër Italisë. Kur në San Siro – në verën e vitit 1990 – tifozët panë Francois Omam-Biyik të ngjitej në katin e tretë të një ashensori figurativ, duke goditur me kokë topin dhe duke shënuar, të gjithë po mendonin se po ndodhte diçka e pabesueshme.

Ishte ndeshja Argjentinë-Kamerun 0-1. Edhe kësaj here, Argjentina paraqitej si kampion aktual. Dhe pastaj është Papa Bouba Diop, Senegalez:  ai që shënoi golin vendimtar në ndeshjen Francë-Senegal. Po flasim për ndeshjet inauguruese me rezultatet më të papritura. Dhe protagonistë të papritur që mundohen të jetojnë ditët e tyre të lavdisë. Sot nis Botërori me ndeshjen Rusi-Arabi Saudite. Nëse i kushtojmë rëndësi këtyre statistikave, çdo gjë mund të ndodhë.

Dhe të mendosh se në shtatë edicionet e para të Botërorit (1930-1962) ndeshja hapëse (me përjashtim të vitit 1950: Brazil-Bullgari 4-0, çdo gjë në rregull) nuk ekzistonte. Niste Kupa e Botës dhe luheshin dy, tre por edhe katër ndeshje të raundit të parë, në të njëjtën kohë. Që nga viti 1966, u vendos të luhej ndeshja inauguruese. Ndeshja e parë ishte Angli-Uruguai 0-0, rezultat i favorshëm për të dy superfuqitë: Organizatorët e Anglisë do të fitonin Kupën e Botës, Uruguai do të shkonte deri në gjysmëfinale. Nga 1970-1974 dhe në vitin 1978 tre barazime, të gjitha 0-0. 1970 (Meksikë-BRSS 0-0), 1974 (Brazil-Jugosllavi 0-0) dhe 1978 (Gjermani Perëndimore-Poloni 0-0). Që prej vitit 1974, FIFA vendos që inaugurimi i takon ekipit që është kampion në fuqi. Në vitin 1982, në Barcelonë,  Belgjikë e Ceulemans dhe Gerets, Pfaff dhe Czerniatynski mposhti Argjentinën e Menotti, e cila kishte triumfuar katër vite më parë.

Rrezikuan por në fund triumfuan në ndeshjen e parë edhe Gjermania (në SHBA në vitin 1994, 1-0 kundër Bolivisë) dhe Brazili (1998 në Francë, 2-1 ndaj Skocisë); ndërsa Senegali mposht Francën (1-0, Kore-Japoni 2002). Mbërrijmë në edicionet e fundit, me ndeshjen hapëse të rezervuar për organizatorët. Kupa e Botës 2006 hapet me Gjermani-Kosta Rika 4-2, në Afrika e Jugut 2010 u luajt Afrika e Jugut-Meksikë 1-1, katër vite më vonë Brazili mundi Kroacinë me rezultatin 3-1. Dhe sot luhet Rusi-Arabi Saudite. Vendi organizator favorit?. Apo jo? Por nëse nga hiçi del për shembull Mohammad Al-Sahlawi? /EDS/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet