×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kundërpërgjigja/ Kosova paralajmëron ndalimin e aktiviteteve sportive serbe

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tha se, gjatë kësaj jave, Kosova do të vendosë për ndalimin e zhvillimit të “aktiviteteve sportive paralele” serbe.

Paralajmërimi vjen pasi Serbia i pengoi boksierët kosovarë të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që po zhvillohet në Beograd, për shkak të simboleve shtetërore.

Çeku tha se rekomandimet, mbi bazën e të cilave autoritetet do të marrin masa, do të vendosen nga Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport.

Ai tha se në Kosovë funksionojnë shumë struktura paralele të federatave serbe, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.

Gjatë një konference për media me ekipin e boksit të Kosovës, Çeku, në emër të Qeverisë së Kosovës, e dënoi ashpër vendimin e autoriteteve serbe për t’iu pamundësuar atletëve kosovarë pjesëmarrjen në garat në Beograd.

Sipas tij, një vendim i tillë është shkelje e të gjitha rregullave ndërkombëtare sportive.

“Besojmë se ky vendim i organizatorëve të garës botërore në Beograd është marrë sipas direktivave të Qeverisë së Serbisë”, tha Çeku.

Të dielën, shtoi ai, është kërkuar nga ambasadat e huaja në Kosovë që të reagojnë dhe të mundësojnë shkuarjen e sportistëve kosovarë, por, sipas tij, përkundër kërkesave të shumta, si në nivel institucional, ashtu edhe në nivel të organizatave sportive, sportistët e Kosovës janë penguar të shkojnë në Beograd, citon REL.

“Qasja e Serbisë e ka tejkaluar botën e sportit, duke e kthyer atë në një çështje politike”, tha Çeku.

“Kemi kërkuar reagim edhe nga BE-ja, e cila në raste të tjera ka qenë shumë e kujdesshme gjatë reagimeve, por, për çudi, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga BE-ja për shkelje të pastër të të drejtave themelore të sportistëve”, tha Çeku.

Ai i bëri thirrje Federatës Ndërkombëtare të Boksit dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të marrin masa adekuate kundër organizatorit.

Në të kundërtën, shtoi Çeku, “ne do të detyrohemi t’iu nënshtrohemi të gjitha mjeteve ligjore kundër ndëshkimit të sportistëve tanë dhe shtetit të Kosovës”.

Kampionati Botëror i Boksit, i cili sivjet mbahet në Beograd, filloi më 24 tetor dhe do të zgjasë deri më 6 nëntor. Por, Kosova nuk do të marrë pjesë në gara, pasi autoritetet e Serbisë nuk i kanë lejuar sportistët kosovarë të hyjnë në territorin e Serbisë.

Federata e Boksit e Kosovës është bërë anëtare fuqiplotë e Federatës Botërore të Boksit në vitin 2014.

Më 23 tetor, Federata Botërore e Boksit (AIBA) ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Kosova është anëtare fuqiplotë e saj dhe se pret pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Botëror të Boksit për meshkuj.

“AIBA pret që delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës të mos trajtohet ndryshe nga delegacionet tjera të AIBA-s”, tha ajo.

Në Kampionatin Botëror në Beograd marrin pjesë 500 sportistë nga mbi 88 shtete, të cilët do të garojnë në 13 kategori.

Kosova është dashur të përfaqësohet nga tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Shënohet 1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve të fundit

Publikuar më 05.12.2021
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë ...

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Express. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 3 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Gjatë kësaj kohe janë shëruar 4 persona nga COVID-19.

Lexo më shumë

Misteri/ Shqiptari vret veten brenda furgonit të policisë greke

Misteri/ Shqiptari vret veten brenda furgonit të policisë greke

Publikuar më 05.12.2021
Vetëvritet brenda furgonit të policisë një i dënuar shqiptar...

Vetëvritet brenda furgonit të policisë një i dënuar shqiptar ne Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të enjten, por është publikuar sot. Ai po transportohej nga spitali i Amfisës drejt burgut te Malandrinos, ku ka ndërmarrë aktin tragjik, sipas medieve greke. 38-vjeçari mësohet se ka varur veten me lidhëset e këpucëve ne dritaren e furgonit […]

Lexo më shumë

Studimi: Vaksinat mRNA ofrojnë mbrojtje afatgjatë edhe ndaj mutacioneve të reja

Studimi: Vaksinat mRNA ofrojnë mbrojtje afatgjatë edhe ndaj mutacioneve të reja

Publikuar më 05.12.2021
Vaksinat SARS-CoV-2 mRNA janë treguar të jenë shumë efektive...

Vaksinat SARS-CoV-2 mRNA janë treguar të jenë shumë efektive në parandalimin e COVID-19, dhe në veçanti sëmundjet e rënda. Megjithatë, shfaqja e “shtresave të reja të shqetësimit”, siç karakterizohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mutacionet e SARS-CoV-2 me potencial të lartë transmetimi, ngre shqetësime për kohëzgjatjen dhe shkallën e mbrojtjes pas vaksinimit. Mjekët e Klinikës […]

Lexo më shumë

Skandali i pasaportave në Greqi, burg trafikantit shqiptar, iu sekuestruan 294 mijë euro

Skandali i pasaportave në Greqi, burg trafikantit shqiptar, iu sekuestruan 294 mijë euro

Publikuar më 05.12.2021
Janë lënë në ‘arrest me burg’ 6 nga 20 të arrestuarit për sk...

Janë lënë në ‘arrest me burg’ 6 nga 20 të arrestuarit për skandalin e pasaportave false në Greqi. Mes personave që janë lënë në burg, mësohet të jetë dhe një nga drejtuesit e grupit, shqiptari Ilia Z. Në banesën e këtij të fundit, siç është zbuluar orët e fundit, janë sekuestruar 294.000 euro. Ilia Z. […]

Lexo më shumë

Video horror me anijen që përpiqet të ankorohet në port si pasojë e stuhisë!

Video horror me anijen që përpiqet të ankorohet në port si pasojë e stuhisë!

Publikuar më 05.12.2021
Një nga afrimet më të rrezikshme të anijeve në një ishull, q...

Një nga afrimet më të rrezikshme të anijeve në një ishull, që është regjistruar nga një aparat fotografik, ishte ai i anijes “Skopelitis Express”, në Greqi. Varka specifike mbërriti në portin e Schinoussa-s ndërsa po frynte në jug, 9 Beaufort, më 26 nëntor. Pamjet e publikuara nga Cyclades24 janë të frikshme. Pasagjerët zbresin nga anija […]

Lexo më shumë

Mësuesi grek, dhunon barbarisht nxënësen në mes të klasës, shihni reagimin e miqve të saj (VIDEO)

Mësuesi grek, dhunon barbarisht nxënësen në mes të klasës, shihni reagimin e miqve të saj (VIDEO)

Publikuar më 03.12.2021
Një mësues grek është vendosur në qendër të kritikave pasi ë...

Një mësues grek është vendosur në qendër të kritikave pasi është filmuar duke dhunuar nxënësen e tij. Siç shihet në pamjet e publikuara, mësuesi nis të godasë nxënësen në fytyrë, e më pas e tërheq fuqishëm prej flokësh. Teksa mësuesi po dhunonte nxënësen shokët dhe shoqet klasës kanë ndërhyrë por ta ndaluar. Në shenjë rebelimi, […]

Lexo më shumë

Mutacioni i Omicron/ Zbulohet pacienti ‘zero’: Nuk kam frikë, ndoshta e kam marrë në restorantin ku punoj

Mutacioni i Omicron/ Zbulohet pacienti ‘zero’: Nuk kam frikë, ndoshta e kam marrë në restorantin ku punoj

Publikuar më 03.12.2021
Kur Kostas Angelakis po udhëtonte nga Johanesburgu për në Kr...

Kur Kostas Angelakis po udhëtonte nga Johanesburgu për në Kretë, pasi kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për koronavirusin, nuk besonte se duke mbërritur në Greqi për të parë familjen e tij, do të ishte pacienti i parë i mutacionit Omicron. Ai jeton dhe punon në Johanesburg me familjen e tij prej 7 vitesh, […]

Lexo më shumë

Nuk ndalen infektimet nga COVID në Greqi, 694 të intubuar, 97 vdekje, 6.201 raste të reja

Nuk ndalen infektimet nga COVID në Greqi, 694 të intubuar, 97 vdekje, 6.201 raste të reja

Publikuar më 03.12.2021
Greqia bëri të ditur se rastet e reja të konfirmuara laborat...

Greqia bëri të ditur se rastet e reja të konfirmuara laboratorike me koronavirus të regjistruar në 24 orët e fundit janë 6201, nga të cilat 3 janë identifikuar pas kontrolleve në hyrjet e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 957 552 (ndryshimi ditor + 0,7%), nga të cilët 50,6% janë meshkuj. Nga rastet e […]

Lexo më shumë