×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kundër krimit duhet bashkim kombëtar

Ruben Avxhiu*

Lajmi nga Holanda për aktivizimin e mekanizmit për rivendosjen e vizave për shqiptarët është një fatkeqësi kombëtare dhe duhet trajtuar si e tillë. Disa gjëra duhen pasur parasysh, se janë shumë të qarta dhe kush i mohon gënjen veten. E para, qeveria e kryeministri Edi Rama, nuk mund të pretendojë monopolin e suksesit të heqjes së vizave dhe pastaj të kërkojë të ndajë dështimin me forcat e tjera politike. Është e vërtetë se këto vendime janë meritë dhe faj i mbarë klasës politike, po forcat në pushtet flasin në emër të të gjithëve dhe ky vendim i fundit nga Holanda është në qafë të tyre. Unë nuk e di se çfarë duhet të bëjë konkretisht Rama e kolegët e tij në qeveri po më duket e pabesueshme që pavarësisht se për shumë vite me radhë, problemi kryesor i tyre ka qenë rendi, shumica e pakënaqësive të shqiptarëve lidhen me rendin e krimin, shumica absolute e akuzave nga opozita përqendrohen te rendi, shumica e shkrimeve negative për Shqipërinë si dhe ngurrimet e ndërkombëtareve, si diplomatë, biznesmenë, investitorë e turistë kanë të bëjnë pikërisht me rendin dhe kriminalitetin, nuk shoh një furtunë në Ministrinë e Brendshme, nuk shoh një ripërkushtim të fondeve, të kërkesës për ndihmë nga jashtë, të afrimit të njerëzve më të zotë në atë drejtim.

Së dyti, përfaqësues të opozitës shqiptare duhet të fshehin disi ngazëllimin për lajmin se më shumë se humbje për qeverinë, kjo është një humbje për të gjithë shqiptarët. Pak në mos aspak ndryshon në jetën e përditshme për njerëzit në qeveri, pushtet, po edhe për shumë drejtues të opozitës. Lajmi nga Holanda mund të shënojë një humbje për qeverinë, po nëse opozita duket sikur po e feston lajmin, kjo jo vetëm që nuk zhvendos elektoratin drejt saj, po rrezikon ta bëjë të ndjejë solidaritet me qeverinë. Opozita sigurisht ka të drejtë të trajtojë lajmin si një vërtetim të shqetësimeve dhe paralajmërimeve të shprehura prej saj, po duhet të bashkohet në mërzinë kombëtare nëse kërkesa e Hollandës bëhet realitet. Le ta mendojnë kështu, kur të vijnë në pushtet, në vend që të fillojnë të hapin kapituj për integrimin me BE-në do të rikthehen të ribëjnë luftën mëparshme për heqjen e vizave. Në planin e përgjithshëm, edhe nëse kanë sukses, Shqipëria do të ketë bërë thjesht vendnumëro.

Së treti, duhet një analizë e thellë e problemeve se pse Shqipëria e vogël pjell kriminalitet kaq të madh. Realiteti i hidhur shqiptar ka qenë dhe mbetet veprimtaria e grupeve të egra kriminale, që tani veprojnë në mbarë Europën. Me të drejtë ngremë zërin kur na portretizojnë, paragjykojnë, e përbaltin lidhur me krimin. Shqiptarët janë masivisht emigrantë model, vizitorë e turistë zemërgjerë, njerëz të shoqërueshëm me interesa. Po kjo nuk mjafton. Përtej padrejtësisë ka një realitet që nuk ikën vetëm me reklama, ankesa e shembuj pozitivë. Shqiptarët mund të mos kenë ndonjë numër më të madh kriminelësh se kombet e tjera, po nuk ka dyshim se kriminelët tanë janë nga më të suksesshmit. Në konkurrencën e zezë të nënbotës së krimit, ne kemi dalë disa herë në finale, në mos kampionë të Europës. Po është një nga ato suksese që na dëmtojnë të gjithëve. Është e padrejtë që për hir të këtyre kafshëve me dy këmbë të ndëshkohet e gjithë Shqipëria, po e vërteta është se masat merren në bazë shtetesh dhe përgjegjësia e parë i takon vendit nga eksportohen këta kriminelë, Shqipëria.

Nuk e di se çfarë i bën bandat shqiptare të krimit kaq të suksesshme, sidomos në Holandë, Belgjikë, po edhe në disa vende që dalim kaq shumë në pah. Ka më shumë besnikëri ndoshta mes pjesëtrëve të grupeve shqiptare. Mund të jenë organizimi në bazë të lidhjeve të gjakut brenda bandave, mund të jetë egërsia dhe brutaliteti i treguar, mund të jetë mungesa e empatisë njerëzore, gatishmëria e budallallëku i çastit për të rrezikuar kokën, mund të jetë fati, zgjuarsia, etj. Cilado qofshin faktorët e suksesit, pa dyshim, këtu ka ndihmon edhe mundësia për t’u rikthyer në “bazë”, në një shtet ku drejtësia e rendi kanë shumë vrima. Këtu është një shoqëri që është e zhytur në korrupsion, një shtet ku servilizmi dhe frika kanë më shumë potencial promovimi sesa integriteti dhe frika. Po kjo është edhe një shoqëri që ka tolerancë të lartë për krimin, që kultivon një lloj mahnitjeje ndaj suksesit që vjen brej banditizmit, që fetishizon trimin me armë në dorë që nuk pyet për policinë e cila historikisht ka qenë e të huajit në mos e diktatorit. Është një shoqëri ku lidhjet e gjakut dhe ato familjare e miqësore janë më të rëndësishme se e drejta dhe e moralshmja.

Ka rëndësi për ata që duan vërtet një fitore mbi krimin të kuptojnë se ky problem nuk zgjidhet vetëm me ndryshime politike e qeverish, ndonëse nganjëherë një qeveri e meriton të bjerë për t’u bërë shembull. Ka plot ndryshime madje të kohës së gjashtë viteve të fundit, në policinë shqiptare, që do të kisha dashur që qeveria e ardhshme t’i mbante e t’i ruante. Mjaft me “vitin zero”, pas çdo ndryshimi. Po mbi të gjitha, unë besoj se lufta kundër krimit e për zgjatim edhe kundër korrupsionit, kërkon një rifillim të madh kombëtar, një lloj “besëlidhje të Lezhës”. E di që tingëllon naïve dhe qesharake. Po një pakt kombëtar kundër krimit është njs stacion të cilit nuk mund ta anashkalojmë si shoqëri. Mbase do të kërkojë një klimë tjetër politike, ndoshta një brez të ri udhëheqësish, në mos një klasë të re politike, Mbase do të kërkojë disa figura e ikona të reja të luftës kundër krimit, policë e juristë që i imponohen si heronj shoqërisë së sëmurë shqiptare, duke sakrifikuar për atë, duke sakrifikuar si për dikë që nuk ta çmon sakrificën. Mjerë ai vend që ka nevojë për heronj thotë një shprehje, po ky vend ka nevojë për heronj madje edhe dëshmorë të luftës kundër krimit. Ka nevojë për një fillim të ri në shumë mënyra. Një rilindje madje, jo si slogan fushate, po si një epokë historike. Jo për vajtje pa viza në Europë, po për një jetë më të mirë, më të lirë, e më me dinjitet. *Kryeredaktor i gazetës Illyria, SHBA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Cili Covid-19 po i vret vërtet shqiptarët?

Publikuar më 13.08.2020
Nga Flutura Açka Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i...

Nga Flutura Açka Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i hidhja këto shënime, por disa humbje të rëndësishme të ditëve të fundit, më shtynë t’i shkruaj. Prej disa javësh në Shqipëri, edhe pse e ekspozuar shumë për shkak të disa lëvizjeve rrotull, jam përpjekur të zbatoj në ekstrem të gjithë protokollin që kërkon mbrojtja […]

Lexo më shumë

Në lexim kritik i libriti “Nëna Terezë: Shenjtorja dhe kombi i saj”

Në lexim kritik i libriti “Nëna Terezë: Shenjtorja dhe kombi i saj”

Publikuar më 12.08.2020
Miku dhe bashkatdhetari im studiues Gëzim Alpion, i cili lig...

Miku dhe bashkatdhetari im studiues Gëzim Alpion, i cili ligjëron në Universitetin e Birmingham-it, i ka përkushtuar një copë të madhe të karrierës së tij akademike hetimit, ndriçimit dhe shkolitjes së personalitetit jashtëzakonisht kompleks të Gonxhe Agnes Bojaxhiut. Bota e njeh atë më mirë si Nëna Terezë. Unë e konsideroj këtë përkushtim të Alpionit një […]

Lexo më shumë

Nuk do të pranohen pazare me Greqinë për detin

Nuk do të pranohen pazare me Greqinë për detin

Publikuar më 11.08.2020
Koço Kokëdhima Bashkohem me shqetësimin e Këshillit të Ambas...

Koço Kokëdhima Bashkohem me shqetësimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë për presionet e Greqisë ndaj Shqipërisë për rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin, mbi përcaktimin e Zonës  Ekskluzive Ekonomike, pasi mbylljes së marrëveshjeve me Italinë e me Egjiptin dhe bisedimeve me Izraelin, Qipron, Libinë, etj. Është shqetësuese mungesa e informacionit nga ana e […]

Lexo më shumë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Qeveria t’i dalë për zot epidemisë

Publikuar më 07.08.2020
Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusi...

Koço Kokëdhima Situata në Shqipëri për shkak të koronavirusit po bëhet dramatike. Vetëm dje kishim 6 viktima dhe 139 të prekur. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga vjen fluksi më i madh i turistëve kanë shifra rekord, parkatësisht me 15 pacientë të vdekur e 213 raste të reja dhe 6 vdekje dhe 88 raste të […]

Lexo më shumë

Moratorium për tenderat grabitës

Moratorium për tenderat grabitës

Publikuar më 07.08.2020
Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i ...

Arben Rrozhani Sekretar i PR i partisë ‘Zgjidhja’ Raporti i EUROSTAT se ekonomia shqiptare ka humbur rreth 400 milionë euro që në tremujorin e parë të këtij viti si pasojë e tërmetit dhe e pandemisë duhet të jetë alarm për Ministrinë e Financave. Vendi është më i godituri në rajon dhe Europë dhe rikthimi në […]

Lexo më shumë

Brenga e një emigranti!

Brenga e një emigranti!

Publikuar më 05.08.2020
Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen tim...

Silvana Begaj I dashur baba! (Ajo që e vuante mosbindjen time si fëmijë ishte mami. Por le të jetë kjo letër vetëm e jona. Vetëm e ne të dyve.) E di, nëse unë të shkruaj një letër ti do mendosh se dua të të kërkoj dicka dhe mënyra më e mirë për të të bindur […]

Lexo më shumë

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Diaspora nuk ka nevojë për mashtrime

Publikuar më 05.08.2020
Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ...

Anxhela Likrama Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ Tenderi për blerjen e 2000 lojërave “Mos u nxeh” organizuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, në varësi të ministrit të shtetit për Diasporën, nuk është lojë “novative” apo një program plotësues i mësimdhënies për fëmijët, siç u munduan ta justifikojnë drejtuesit e saj. Është […]

Lexo më shumë

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Ndryshimi i vetëm që i duhet bërë kushtetutës

Publikuar më 30.07.2020
Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kusht...

Koço Kokëdhima Rilindja i vuri sot një mballomë tjetër Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me 106 votat gjoja për listat e hapura që do jenë sërish të kryetarëve dhe ndalimin e koalicioneve paragjedhore. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u bë copash me amendimet e viteve 2007, 2008, 2012, 2015, 2016 dhe ndryshimin e sotëm, si […]

Lexo më shumë