Kunata me urdhër mbrojtje, pogradecari e rreh sërish

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Një 41-vjeçar nga Pogradeci është arrestuar nga Policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij edhe pse kjo e fundit ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje, pak ditë më parë.

Policia bën me dije se në pranga është vënë shtetasi Roland Shyti, 41-vjeç.

Mësohet se Shyti dhe kunata e tij jetonin në një banesë në lagjen nr 1 të qytetit të Pogradecit dhe dyshohet se 41-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike nga kunatës së tij, shtetases E.Sh, 31-vjeç.

Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/D.T/