Aktorët paralajmërojnë uzurpimin e teatrit, Ndrenika: Këtu fillon lufta, PPP-ja është vjedhje

Aktorë të njohur të teatrit kanë qenë sot të pranishëm në Komisionin Parlamentar për Median dhe Edukimin ku kanë kundërshtuar edhe një herë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Mbledhja është bojkotuar nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila ka refuzuar të përballet me aktorët sa i takon projektligjit që parashikon shembjen e teatrit, dhe ndërtimin në truallin e tij të disa kullave.

Në takim marrin pjesë aktorë të njohur si Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Alert Celoaliaj, Taulanda Jupi, Robert Budina.

Aktori Robert Ndrenika paralajmëroi se nëse nuk kthehet një përgjigje rreth projektligjit arbitrar deri ditën e premte, atëherë do të uzurpojnë teatrin.

“Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni. Personalisht doja që të ishin edhe deputetët e PS. Që bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por duhet të fillojë lufta. Që në fillim unë erdha që tu flisja, të hyja në debat me ta, por nuk kam çfarë të them. PPP-ja me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje. Jo vetëm unë, por ta organizojmë të tërë. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar që donin të ja jepnin privatit, pa pyetur askënd. Me keq ardhje, por këtu fillon lufta. Nuk na dëgjon njeri, nuk na përfill njeri. Jo vetëm neve si komunitet artistik, por edhe juve. Ka 20 vjet që vazhdon kjo tentativë grabitje. Ajo është tokë e teatrit dhe aty kanë lënë kockat njerëzit e të vijë një fusha, mali a kodra. Këtu më vete mendja se kryeministri do të vjedhë, ministresha do të vjedhë, të gjithë duan të vjedhin”, u shpreh Ndrenika.

Mësohet se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit u ka drejtuar një letër publike Presidentit Ilir Meta, Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi dhe krerëve të subjekteve politike.

“E ndiejmë veten të tradhtuar e s’mund të futemi në asnjë dialog që parashikon shembjen e Teatrit kombëtar, është projektligj aribtrat. Nëse nuk do kemi përgjigje deri të premten, trupa teatrore, artistët legjitimohemi të uzurpojmë godinën si të vetmen formë që zëri ynë të dëgjohet. Urojmë në mirëkuptimin tuaj dhe jemi në pritje të një përgjigje”, thuhej ndër të tjera në letër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tërmeti në Bavari

Rosalia Romaniec Partia Kristiansociale, CSU pësoi goditje të fortë në zgjedhjet e landit bavarez. Përgjegjësinë kryesore për këtë e ka…

Abissnet