Kukësi zhgënjen përballë modestëve të Maltës (VIDEO)

Kukësi i Pacult ka zhgënjyer në përballjen e parë ndaj Valetës luajtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Sfida e parë e Ligës së Kampionëve është mbyllur në shifrat 0-0, ndonëse pritej një fitore bindëse e verilindorëve.

Pjesa e parë e takimit u luajt me ritëm të ulët dhe pak shanse goli. Kuksianët u hodhën në sulm në 45-minutëshin e dytë, por mbrojtja malteze rezultoi efikase.

Sulmuesi i parë i Kukësit Sebino Plaku nuk ia doli të gjejë rrjetën, duke u zëvendësuar nga Harba në minutën e 75’.

Te Kukësi ndihet mungesa e ish-bomberit të vitit të shkuar Sindrit Guri, i cili ishte një makineri golash për kuksianët.

Sidoqoftë fati i kualifimit në turin tjetër do të vendoset në Valeta, ku kuksianët pritet të luajnë një ndeshje më ofensive.

Musolli mundesi shenimi on Vidnews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet