Kukësi zbardhet nga dëbora, ja akset rrugore me rrezik

Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa intensiteti ka qenë mesatar.
Trashësia e borës varion në akset rrugore nga 4 cm deri në 20 cm në rajonin e Tunelit Kalimash dhe Valbonë.
Temperatura minimale shkon deri në 1 gradë celsius dhe nuk mungon energjia elektrike. Të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë.
Reshjet e rëna gjatë mëngjesit të sotëm kanë krijuar vështirësi momentale, ku është ndërhyrë që nga ora 01:00 e në vazhdim duke hedhur kripë e pastruar dëborën.
Kujdes rrugët:
Rruga e Kombit ku lartësia e borës arrin në 20 cm. Në Tunel-Kalimash-Kolsh-Q. Shllak lartësia e borës arrin në 15 cm në Q. Shllak. Kukës-Bushtricë lartësia e borës 6 cm.
Kukës-Ura e Zapodit ka 5 cm dëbore.
Kukës-Krumë-Q. Prushi-Kam, lartësia e borës arrin në 4 cm në Q. Tobli.
B. Curri-Kam, lartësia e borës 10 cm në Q. Luzhë.
B. Curri-Valbonë, lartësia e borës arrin në 20 cm.
Q. Morinë-B. Curri-Fierzë-Lekbibaj, lartësia e borës arrin në 7 cm.

Të tjera

Abissnet