Kukësi shmang disfatën ndaj Tiranës

Publikuar më 01. 02. 2018 nga Jola Alimemaj

Nga Klevis Deda

Takimi tjetër mes Flamurtarit dhe Partizanit përfundoi me fitoren e vendasve me shifrat 1-0 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit

Sfida e parë mes Tiranës dhe Kukësit e vlefshme për çerekfinalen e “Kupës e Shqipërisë” ka përfunduar në shifra të barabarta 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin bardheblutë. Kryeqytetasit mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Turtullit, por kjo nuk i pengoi të ishin superiore ndaj miqve në “Selman Stërmasi”. Tirana shfaqet rrezikshëm që në minutat e para të lojës me anë të Cake i cili i shpëton mbulimit të mbrojtjes kundërshtare, por gjendet në pozicion jashtë loje. Ish-lojtari i Tiranës, Bakaj dridh portën e bardhebluve me një goditje të fortë, por portieri Lika devijon në goditje këndore. Në minutën e 18, sulmuesi i Tiranës, Sentamu godet fort, gjuajtja e tij devijohet nga Frashëri dhe më pas topi përplaset në traversën e portës. Rasti më i diskutueshëm i ndeshjes ndodhi në minutën e 23. Cake gabon me një top të kthyer prapa dhe këtu përfiton Guri i cili ndalet nga Turtulli jashtë zonës. Gjyqtari i takimit, Kola nxjerr karton të kuq për Turtullin pasi gjykon se Guri ishte lojtari i fundit. Protesta të mëdha në kampin e Tiranës të cilat për hir të së vërtetës nuk ndryshojnë asgjë.

Edhe pse me një lojtar më pak, Tirana është superiore në fushën e lojës dhe gjen golin e avantazhit në minutën e 40 falë një goditje të saktë me kokë të Sentamu. Tirana në fest dhe Kukësi që merr udhëzimet nga trajneri Pakult. Me fillimin e pjesës së dytë, Kukësi tregon një pamje krejtësisht tjetër nga ajo e pjesës së parë dhe presioni i veri-lindorëve fillon të ndihet. Cake ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Rrumbullakut. Rastet e Kukësit janë të shumta dhe më flagranti është goditja me kokë e Shametit e cila pritet në mënyrë spektakolare nga portieri Lika. Në minutën e 87 vjen dhe goli i barazimit me autor Sindri Guri i cili merr një top të bukur nga e majta dhe nuk e ka të vështirë të shënojë. Me këto shifra mbaron kjo sfidë dhe gjithçka është e hapur për ndeshjen e kthimit të Kukës. Në  takimin tjetër të orës 17:00, skuadra e Flamurtarit mposhti sërish Partizanin me shifrat1-1, por kësaj radhe në “Kupën e Shqipërisë”. Një sfidë e bukur dhe me mjaft raste u zhvillua në Vlorë. Partizani kërcënon në minutat e para me një goditje dënimi largohet nga mbrojtja vlonjate.

Goli i parë u shënua në minutën e 3 me anë të Prognit, por u anulua për shkak se u shkaktua një faull në zonë. Rasti i parë për vlonjatët të cilët shpërdorojnë me serbin Nedeljkoviç. Mundësi e mirë për Partizanin, topi i kthyer nga Belica rrëmbehet nga Batha i cili e ka të pamundur të shënojë. Kartoni i parë i verdhë vjen në minutën e 27 ku arbitri ndëshkon Artim Pollozhanin për një faull ndaj Jasir Asanit. Me këto shifra mbyllet pjesa e parë dhe  me fillim e të dytës të dyja skuadrat nuk kryejnë zëvendësime. Idriz Batha dridh portën e Flamurtarit në  minutën e 56 pasi goditja e tij përfundon në traversë. Rast i shkëlqyer për Bushiç i cili i vetëm përballë portierit e ka të pamundur të dërgojë topin në rrjetë. Flamurtari zhbllokohet dhe shënon golin e fitores në minutën e 73 falë një gabimi të portierit Alban Hoxha dhe nga kjo përfiton Danilo Alvesh duke lëshuar një goditje shumë të fortë jashtë zonës. Minutat e mbetura nuk sjellin asnjë ndryshim dhe Flamurtari udhëton i qetë pas 10 ditësh në Tiranë për të luajtur ndeshjen e kthimit.