Kukësi prezanton ish-sulmuesin e Sëlltikut, te verilindorët deri në fund të sezonit

Foto 1 nga 3 Pas Para

Ish-sulmuesi i Sëlltikut, Amido Balde është prurja më e re e ekipit të Kukësit, deri në fund të sezonit.

Drejtori sportiv i klubit, Nderim Nexhipi ka prezantuar sot lojtarin 26-vjeçar, marrëveshja për afrimin e të cilit është arritur disa ditë më parë.

Shtatlarti, me gjatësi 1.93 cm vjen nga kampionati portugez ku aktivizohej me ekipin e Maritimo, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe me Sëlltikun, ekip me të cilin fitoi edhe kampionatin.

Me këtë afrim verilindorët duket të kenë përmbyllur transferimet e janarit, dhe do të synojnë të konkurrojnë Skënderbeun deri në fund të kampionatit.

Të tjera

Abissnet