
Duhet të ishte sfida që Tirana të zyrtarizonte titullin kampion por rezultoi krejt e kundërta. Kukësi e mposhti 2-1 Tiranën kryesuese në “Selman Stërmasi” dhe rihap garën për titullin kampion 4 javë nga fundi pasi e ngushton diferencën në 6 pikë.
Golat erdhën të gjithë në pjesën e dytë me verilindorët që shënuan me Kuper dhe Ethemi ndërsa bardheblutë u kujtuan shumë vonë duke realizuar me Ngo. 4 ndeshje nga fundi rihapet ceshtja titull. Tirana me 6 pikë më shumë mbetet favorite.
Tirana, në rast fitore me tre gola, mund të shpallej kampione e Shqipërisë, por bardheblutë jo vetëm që nuk fituan, por u mposhtën me rezultatin 1-2. Pjesa e parë u mbyll e barabartë 0-0, ndërsa në të dytën, shënoi Cooper, për të zhbllokuar shifrat në të 59-ën.
Ndërsa në minutën e 84-ët, Valon Et’hemi shënoi një supergol për Kukësin, duke i siguruar fitoren dhe tre pikët në kryeqytet. Golin e vetëm për Tiranën, e shënoi Ngoo në sekondat e fundit të sfidës. Për titullin kampion, Tirana duhet të presë, ndërsa tani është distanca në vetëm 6 pikë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply