Kukan, mesazh Shqipërisë: Mos kërkoni kompromise, fitoni kohën e humbur

Eurodeputeti Eduart Kukan ndoqi sot nga afër takimin e 12-të të komitetit parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri.

Në fjalën e mbajtur Kukan ka theksuar se Shqipëria është e vonuar dhe duhet të jetë më e unifikuar në qëndrimet e partive politike. Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se do të ketë momente të vështira, truke gjatë rrugës dhe se nuk do të jetë e lehtë.

“Në radhë të parë na duhet të bindim këshillin. Nuk ka dyshim që Komisioni do të propozojë hapjen e negociatave. Nuk kam dyshim që parlamenti do ta aprovojë por Këshilli e merr vendimin. Dhe siç është thënë çdo shtet anëtar mund të prishë këtë vendimmarrje. Mjafton një vend që ta hedhë poshtë këtë, ndaj duhet të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë”, u shpreh fillimisht Kukan.  Mandej ai theksoi rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale me secilin vend anëtar të BE-së dhe rolin e grupit të miqve të Shqipërisë në këtë çështje.

Eduard Kukan tha se “Është shumë e rëndësishme të keni marrëdhënie bilaterale të mira me secilin vend anëtar të BE. Dua t’ju kujtoj që grupi i miqve të Shqipërisë do të vendosin për të ardhmen tuaj.  Do ishin një ndihmesë e madhe për qëllimin tuaj, Shpresa duhet të përkthehet në veprime konkrete. Mbase është pak me vonesë dhe ju duhet të kishit filluar me këto negociata. Unë gjithnjë kam thënë që pas kësaj do të jetë edhe më e vështirë”.

“Negociatat me çdo kapitull janë shumë më burokratike, shumë të lodhshme, por nuk mund të shmangen prandaj ju duhen personat e kualifikuar që të përbëjnë një ekip shumë të përgatitur. Është e domosdoshme të jeni të gatshëm për të ndjekur të gjithë argumentet që keni dhënë dhe që e meritoni këtë situatë. Do të ketë dhe shumë momente të vështira. Duhet të dini çfarë është e pranueshme për juve dhe nganjëherë të mos pranoni ofertën e parë që ju bëhet, flas nga eksperienca ime,  sepse do të ketë dhe truke rrugës. Do të jetë jo kaq e lehtë. Nëse të gjithë jeni të bindur se diçka është e mirë atëherë luftoni.  Mos kërkoni vetëm kompromise. Këto janë negociata të vërteta. Të dy parterët duhet të jenë të kënaqur në negociata. Komisioni nuk dikton. Është e mundur të fitohet koha e humbur, por ju duhet përpjekje jo vetëm nga grupi negociator pro dhe në të gjitha fushat”, vijoi ai.

Të tjera

Abissnet