×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Kujtimet për Koço Çakalin, themeluesin e këngës himariote

Spiro ÇakaliNga Harilla Koçi

Spiro Çakali, i biri i Koço Çakalit, krijuesit të këngës himariote, së bashku me Neço Mukën, nuk ka arritur ta njohë të atin. Ishte vetëm 3 vjeç, kur ai u largua nga Himara dhe Shqipëria, për të jetuar e punuar në ishullin e Korfuzit, Greqi, prej ku nuk u kthye më.  Spiro, sot 74 vjeç, pasi ka punuar edhe vetë për disa dekada në fushën e artit, flet me mjaft dashuri për aktivitetin artistik dhe patriotik të të atit, duke u ndalur në disa momente. Koço Çakali, që vlerësohej për zërin e mrekullueshëm edhe nga specialistë të huaj të muzikës për kohën, interpretoi dy këngë me artisten e famshme shqiptare, TeftaTashko Koço, ndërkohë që, është interpretuesi i dytë i rregjistruar i Himnit të Flamurit, në historinë e Shqipërisë, i prodhuar në pllakë gramafoni në Paris. Kjo pllakë gramafoni, që ka qarkulluar deri vonë, është edhe dokumenti autentik i këtij fakti, ashtu si edhe 15 këngë të tjera, që, Çakali krijoi dhe interpretoi me grupin karakteristik të Himarës dhe që u rregjistruan në dy udhëtime të artistëve himariotë në Paris, në vitet 1929 dhe 1931.

Zoti Spiro. Informacioni për Koço Çakalin, babanë tuaj, është mjaft i pakët dhe për të pothuajse nuk është shkruar. Atë e ka përmendur, Katina Bejleri, këngëtarja himariote, në një intervistë që unë kam realizuar me të para pak kohësh, për gazetën “Shekulli”. Sot, unë po ju intervistoj ju, që jeni një nga 6 fëmijët e tij.

Babai im, Koço Çakali, ishte njohës i mirë i muzikës bizantine. Këtu e ndihmonte edhe fakti që ai ishte psalt. Me Neço Mukën, bashkëkrijuesin e këngës karakteritike himariote, kanë qenë njohur qysh herët dhe kanë bashkëpunuar prej 1920-ës. U njohën fillimisht prej babait të Neços, Kristo Mukës, që ishte rrobaqepës. Babai e pëlqeu këtë zanat dhe u fut për të mësuar tek Kristoja, që punonte në atë kohë në Sarandë. Aty u lidhën edhe me Koçon, i lidhi profesioni dhe rrinin në të njëjtën shtëpi. U bënë edhe kolegë të muzikës.

Koço Çakali, ka qenë i vlerësuar edhe nga specialistë italianë dhe francezë, të cilët evidentonin cilësitë e tij interpretative si tenor. Sepse ai intepretonte, jo vetëm këngët e traditës, por edhe muzikë të lehtë, këngët lirike, patriotike, ato humoristike. Ai ishte një autodidakt. Koço Çakali ka interpretuar edhe me Tefta Tashko Koçon, këngëtaren e njohur shqiptare.

Ka interpretuar me Tefta Tashko Koçon?

Po. Madje dy herë. Një herë në vitin 1929 dhe herën e dytë në 1931. Të dyja herët në Paris..

Babai juaj, ka shkuar në Paris për të interpretuar?

Po, në vitet që përmenda, ka shkuar në Paris për të regjistruar këngët himariote. Ka qenë një inciativë patriotike për të regjistruar këngët himariote dhe për të prodhuar disqe me to. Gjë që edhe është realizuar, me prodhimin e disqeve, që, për kohën, ishte një nismë shumë e madhe dhe e rëndësishme. Sepse kështu, kënga himariote, me ato vlerat e saj, do të merrte një kuptim tjetër, një dimension tjetër. Çka edhe u arrit. Sepse, kënga himariote mbeti kështu edhe e dokumentuar. Dhe, bashkë me të edhe zëri i Koço Çakalit, ashtu sikundër edhe emri i Neço Mukës, këtyre dy themeluesve të këngës himariote. Dhe aty, në Paris, Koço Çakali, ka interpretuar me të madhen Tefta Tashko Koço.

Çfarë kanë interpretuar ata të dy? Çfarë këngësh?

Kanë interpretuar këngë himariote, ato këngë që edhe sot, janë po aq të gjalla, po aq aktuale dhe që janë perlat e traditës së Bregut. Bëhet fjalë për këngët “Saranditja“ dhe “Shqipëria“. Por, ajo që për mua spikat në aktivitetin interpretativ të Koço Çakalit, është interpretimi i Himnit të Flamurit. Për herë të parë, Himni ynë Kombëtar është interpretuar (regjistruar) në SHBA, nga një prej shqiptarëve të diasporës atje dhe së dyti, prej babait tim, Koço Çakalit, në Paris. Kur, them interpretuar, dua të them regjistruar. Sepse është prodhuar një pllakë gramafoni (disk), me intepretimin e Himnit Kombëtar nga Koço Çakali, në Paris.

Mjaft interesant ky fakt. Pra, u nxit dhe u mbështet dokumentimi i këngës himariote dhe njëkohësisht u prodhua edhe një pllakë me Himnin e Flamurit në kryeqytetin evropian të kulturës, në Paris. Ju, keni informacion se, kush e mbështeti këtë iniciativë? Kush e financoi atë?

Nuk mund ta them me siguri, por kam bindjen se, komuniteti himariot që jetonte e punonte në Francë dhe në kryeqytetin e këtij vendi, ishte edhe mbështetësi dhe sponsorizuesi i rregjistrimit të këngës himariote në studiot më në zë të kohës, në Paris dhe prodhimin e disqeve, ose pllakave të gramafonit, për të qene korrekt me terminologjinë e kohës.

Ndërkohë, si u bënë bashkë, babai juaj dhe Tefta Tashko Koço?

Me sa di unë, këngëtarja e njohur shqiptare, studionte në atë kohë në Francë dhe ishte informuar se, një grup polifonik (në fakt në atë kohë emërtohej grup karakteristik) nga Himara, shkonte të prodhonte pllaka gramafoni në Paris. Duket se, ajo vetë ka kërkuar të prezantohej me këtë grup, ku përfshiheshin edhe Koço Çakali, Neço Muka etj. Këtu mendoj se ka lindur edhe iniciativa që, ajo të interpretonte së bashku me babanë, në dy këngët që unë përmenda më sipër.

Sa këngë himariote ka realizuar babai juaj?

Sipas katalogut, janë 15 këngë të regjistruara në pllaka gramafoni. Por, sigurisht që, aktiviteti i tij artistik ka qenë shumë më i madh. Sepse këtu përfshihen edhe këngë të tjera, humoristike, vargje etj.

Kur ka ndërruar jetë Koço Çakali?

Në vitin 1963, më 15 gusht të atij viti. Ndërsa Neço Muka, ka vdekur në 1935. Kanë qenë të dy bashkëmoshatarë, të 1901-shit. Duhet të them sa, pas vdekjes së Neço Mukës, u ndërpre edhe aktiviteti i grupit.

Përse?

Duhet të hyjmë në mentalitetin e kohës për të dhënë një përgjigje të saktë. Duhet lidhur me zakonet, traditat në raste vdekjesh. Mbahej zi.

Çfarë ndodhi më pas me babanë tuaj?

Në korrik të vitit 1944, ai shkoi në Korfuz (Greqi), ku ushtroi edhe profesionin e rrobaqepësit, duke hapur një dyqan të vetin. Por, me kalimin e viteve i nisën probleme me shëndetin dhe, për këtë arsye më pas shkoi në Athinë, ku edhe vdiq, në spitalin “Sotiria”. Ai kishte marrë me vete vëllanë tim të madh, Nikon, i cili edhe u martua atje. Ne ishim 6 fëmijë, pesë vëllezër dhe një motër, por ai mori me vete vetëm Nikon dhe udhëtuan drejt ishullit grek me një varkë.

Ju, familja juaj, jeni persekutuar gjatë viteve të komunizmit?

Jo, nuk mund ta them këtë, në kuptimin e një persekutimi të drejtpërdrejtë

Harresa pas largimit nga Shqipëria

Por atëherë, përse nuk u përmend emri i babait tuaj dhe kontributi i tij në këngën himariote?

Por, ndoshta nga fakti që ai ndodhej jashtë vendit. Pavarësisht se, nuk mund të cilësohej i arratisur, sepse ishte larguar para vitit 1944 dhe nuk ishte përfshirë në asnjë aktivitet politik, as përpara largimit nga Shqipëria, por as edhe në Greqi. Por, unë duhet të theksoj se, është shkruar një herë për babanë nga Andrea Varfi, në vitin 1977. Kjo është hera e vetme, kur është shkruar për kontributin e tij artistik dhe patriotik kuptohet. Sepse, unë do të kërkoja të paktën që, ai të veçohej si interpretues i Himnit të Flamurit, për herë të dytë në historinë e Shqipërisë, një interpretim i dokumentuar në një pllakë gramafoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Meksikë, 79-vjeçari ekzekuton bashkëshorten 21-vjeçare në mes të restorantit

Meksikë, 79-vjeçari ekzekuton bashkëshorten 21-vjeçare në mes të restorantit

Publikuar më 25.06.2022
Një këngëtare meksikane u qëllua për vdekje nga bashkëshorti...

Një këngëtare meksikane u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj në një restorant në Mexico City ditën e premte. Yrma Lydia, 21, e cila sapo kishte nisur karrierën në muzikë, u qëllua me armë në restorantin Suntory Del Valle në jug të qytetit, nga bashkëshorti i saj 79-vjeçari, Jesús Hernández Alcocer. 21-vjeçarja e vrarë […]

Lexo më shumë

Arsimi katastrofë në Shqipëri, nga 29731 maturantë vetëm 4 dhjeta në letërsi

Arsimi katastrofë në Shqipëri, nga 29731 maturantë vetëm 4 dhjeta në letërsi

Publikuar më 25.06.2022
Dje janë publikuar notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Let...

Dje janë publikuar notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturën shtetërore. Portali studentor ka dhënë një njoftim dhe bëhet me dije se nga 29 731 maturantë pjesëmarrës në testim, vetëm 4 kanë arritur të marrin notën maksimale, 10. Rezulton nga të dhënat se 383 maturantë kanë marrë notë jo kaluese, ndërkohë që […]

Lexo më shumë

Lihen në burg tre të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit në Korçë

Lihen në burg tre të dyshuarit për vrasjen e 26-vjeçarit në Korçë

Publikuar më 20.06.2022
Gjykata e Korçës ka lënë në masën “arrest me burg” për tre t...

Gjykata e Korçës ka lënë në masën “arrest me burg” për tre të akuzuarit për vrasjen e e Martin Çeços disa ditë më parë në Maliq. Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj u shfaqën sot në gjykatë të tre kokulur, duke mos pranuar akuzat që rëndojnë mbi ta, për vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim. […]

Lexo më shumë

Resorti 5 milionë euro i bashkëshortit, Shehaj: Olta Xhaçkës t’i hiqet mandati i deputetes

Resorti 5 milionë euro i bashkëshortit, Shehaj: Olta Xhaçkës t’i hiqet mandati i deputetes

Publikuar më 20.06.2022
Deputeti demokrat Agron Shehaj ka denoncuar sot me dokumente...

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka denoncuar sot me dokumente para mediave, përfitimet që po nxjerr nga pasuritë shtetërore, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nëpërmjet bashkëshortit të saj biznesmen dhe kunatës së saj, e paraqitur si investitore amerikane strategjike. Por, realisht, nuk është tjetër përveçse gruaja e vëllait të Xhaçkës në këtë aferë. Xhaçka ka përfituar […]

Lexo më shumë

Rusia publikon listën e mercenarëve të huaj në Ukrainë: U vranë 42 shtetas nga Shqipëria

Rusia publikon listën e mercenarëve të huaj në Ukrainë: U vranë 42 shtetas nga Shqipëria

Publikuar më 18.06.2022
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar statistikat e pl...

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar statistikat e plota për mercenarët e huaj që luftojnë në Ukrainë. Shifrat e ministrisë ruse janë publikuar edhe në faqen e “Facebook” të ambasadës ruse në Tiranë. Nga të dhënat rezulton se i janë bashkuar luftës në Ukrainë 150 shqiptarë, nga të cilët sipas autoriteteve ruse, 42 janë vrarë, 40 janë […]

Lexo më shumë

Berisha akuzoi djalin e ministrit të Brendshëm se është arrestuar për kontrabandë ilaçesh në Itali, nëna e Endi Çuçit: Nuk kemi probleme me drejtësinë italiane!

Berisha akuzoi djalin e ministrit të Brendshëm se është arrestuar për kontrabandë ilaçesh në Itali, nëna e Endi Çuçit: Nuk kemi probleme me drejtësinë italiane!

Publikuar më 18.06.2022
Nëna e djalit të ministrit Bledi Çuçi ka reaguar pas deklara...

Nëna e djalit të ministrit Bledi Çuçi ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës se djali, Endi Çuçi, është arrestuar në Itali për kontrabandë ilaçesh. Sipas Zhaklina Petos, ajo dhe djali i saj nuk kanë asnjë problem me drejtësinë italiane, “pavarësisht përmendjes në mënyrë rastësore në një hetim të drejtësisë italiane që s’ka të bëjë […]

Lexo më shumë

Nis me përplasje Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Do kërkojmë asistencë edhe nga SHBA e BE

Nis me përplasje Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Do kërkojmë asistencë edhe nga SHBA e BE

Publikuar më 17.06.2022
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore zhvillon ditën e so...

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore zhvillon ditën e sotme mbledhjen e parë. Mbledhja ka nisur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe drejtohet nga dy bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Gjiknuri tha se komisioni do t’i drejtohet për asistencë krahas OSBE/ODIHR dhe organizmave të tjerë si SHBA e BE me qëllim adresimin e […]

Lexo më shumë

Pas pagave dhe targave, 3 milionë numra telefoni të shqiptarëve dalin për shitje online

Pas pagave dhe targave, 3 milionë numra telefoni të shqiptarëve dalin për shitje online

Publikuar më 13.06.2022
Pas publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë dhe targave...

Pas publikimit të pagave të qytetarëve shqiptarë dhe targave të makinave, një tjetër skandal me të dhënat personale është publikuar. Bëhet fjalë për numrat e telefonit të 3 milionë shqiptarëve, që janë  reklamuar në një faqe në internet për t’u shitur. Top Channel tha se ka identifikuar një faqe në internet e cila disponon një database […]

Lexo më shumë